Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Top Channel reagon pas incidentit të ndodhur gjatë transmetimit live të Big Brother Albania

    0
    By admin on April 13, 2025 TvShow

    Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin Big Brother Albania,

     

    ndodhi një akt i papranueshëm dhune, ku një prej konkurrentëve të eliminuar sulmoi fizikisht një tjetër pjesëmarrës në momentin e daljes nga shtëpia. Ky veprim u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

    Top Channel dënon me vendosmëri çdo formë dhune dhe rithekson angazhimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt. Big Brother Albania është një format argëtues që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionin – por kurrë dhunën. Ky incident është në kundërshtim të plotë me frymën e programit dhe me parimet themelore mbi të cilat funksionon platforma jonë televizive.

    Produksioni nuk ka pasur asnjë informacion, sinjal apo indicie që do të mund të çonte në parashikimin e një sjelljeje të tillë. Ngjarja ndodhi në mënyrë të papritur, pa asnjë provokim të lidhur me formatin, dhe është thellësisht e dënueshme. Edhe pse formatet televizive të tipit reality mund të përmbajnë të papritura dhe tensione, kufijtë janë të qartë dhe të panegociueshëm – dhe dhuna nuk tolerohet në asnjë rrethanë.

    Pas incidentit, prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë përpara publikut:

    “Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

    “Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

    Menjëherë pas ngjarjes, personi përgjegjës është përjashtuar përfundimisht nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe është shoqëruar nga autoritetet përkatëse në komisariat, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Protokollet e sigurisë dhe të transmetimit janë në proces rishikimi të plotë, dhe çdo masë e nevojshme do të ndërmerret për të garantuar që situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.

    Top Channel njofton se do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të mbajë publikun të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm. Integriteti i përmbajtjes, siguria e pjesëmarrësve dhe respekti për audiencën mbeten parime themelore të punës së këtij institucioni mediatik.

    Top Channel

    Previous ArticleVIDEO/ FANSAT shperthejne edhe KUNDER Rozanes,i turpshem ky reagim të Rozanës pasi Jozi goditi Gjestin?
    Next Article Reagimi i Ledionit pas spektaklit do ju lë gojë hapur
    Të Fundit

    Gjesti PLAS deklaratën e fortë në rrjet ‘JAM MARTUAR…’! Pamje bëhen VIRALE NE RRJET! (Video)

    June 30, 2025

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025

    Lëkundje të forta tërmeti në Napoli! Raportohet për…

    June 30, 2025
    Tv Show

    ‘6 minuta errësirë në mesditë’/ Ja kur do të ndodhë eklipsi më i madh diellor i shekullit të XXI

    June 30, 2025

    Shenja më me fat e muajit në “shpërthim” ndryshimesh/ Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar

    June 30, 2025

    Upss! Krisa Caushi merr vendimin e papritur pasi tha se “babai i saj biologjik është Laert Vasili”

    June 30, 2025
    Horoskopi

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025

    Kujdes me shpenzimet! Ana financiare do të jetë ‘SHKATERRUESE’! Horoskopi për sot

    June 30, 2025

    E diel e JASHTEZAKONSHME! Një ndryshim madhor do ju ndodh, ja cila shenjë do përballet me…

    June 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.