Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    0
    By admin on February 3, 2025 Këshilla Shëndeti

    Dhimbja e këmbëve është një problem shumë i përhapur që prek njerëz të të gjitha grupmoshave.

     

     

    Ajo mund të jetë e vazhdueshme ose e ndërprerë, mund të zhvillohet papritmas ose gradualisht, mund të atakoj tërë këmbën tuaj ose të jetë e lokalizuar në një zonë të caktuar, siç është kofsha, shputa ose gjuri juaj.

     

    Dhimbjet mund të jenë të karakterit therës, shpuese, ose ndjesi shpimi gjilpërash. Dhimbjet e këmbëve mund të shkaktohen nga kontraktimet muskulare, lodhjet muskulare, dehidratimi, qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë, etj.

    Por ka dhe shkaktarë nga problematika të tjera shëndetësore herë të njohura e herë jo, si qarkullimi jo i mirë i gjakut, artriti, reumatizma, variçet, dëmtimet nervore, diabeti, etj.

     

    Pikërisht për dhimbjet e këmbëve, pse na dhembin ato, çfarë problematike fshihet pas kësaj simptome flasim në “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të na tregojë dhe disa kura natyrale për trajtimin e tyre.

    “Format e dhimbjes së këmbëve mund të jenë të ndryshme nga të lehta deri shpuese si gjilpërë, mund të jenë të forta deri në bezdisëse, shpuese të padurueshme, mund të jenë dobësuese deri ngadalësim në ecje apo dhimbje lumbare ose në kyçe” thekson Ylli Merja në fillim të bisedës, duke vijuar më pas me grupet kryesore të dhimbjeve

    – Dhimbje nga goditjet fizike

    – Qarkullimi i keq i gjakut

    – Dhimbjet reumatizmale

    – Shtrembërimi i kockave

    – Infeksionet bakteriale, etj

    “Shkaktarët e dhimbjeve të këmbëve janë nga më të ndryshmet dhe në asnjë moment nuk duhen neglizhuar” nënvizon Merja.

    Dhimbjet e këmbëve ndodhin nga dëmtimet e muskujve ose frakturat e kockave, rupturat e tendinave dhe ligamenteve, menisku, hernia diskale, shiatiku, variçet e venave të thella dhe periferike, tromboza në venat e thella, ngërçet muskulare, skolioza, kistet në kyçe ose bursiti, dhimbjet reumatizmale dhe artriti.

    “Duhet të shkoni menjëherë te mjeku nëse keni dëmtim të menjëhershëm të kockës, dhimbje të menjëhershme, ndezje këmbësh, enjtje dhe këmbë të ftohta, apo dhimbje të papritura”, këshillon specialisti Merja, pasi përveç dëmtimeve fizike mund të kemi dhe probleme më të rënda shëndetësore siç është mosqarkullimi i mirë i gjakut, i cili mund të sjellë pasoja me të vërtetë serioze. Këshillohet që të bëhen analiza gjak komplet, lipidograma, glicemia, venografi, MRI, etj.

    “Trajtimi alternativ i dhimbjes së këmbëve bëhet në varësi nga lloji i dhimbjes (frakturat kërkojnë ndihmë mjekësore), në rastet e tjera mjekimi i integruar ju jep shërim të shpejtë”, thekson Merja.

    Nëse kemi probleme me nervin shiatik, nëse marrim krahun që ka dhimbjen e këmbës, zbresim drejt tek shtylla kurrizore, shkojmë tek sakrumi dhe ai muskuli aty bëhet tamam si një kokërr arre, tregon Merja. Këtë pjesë e lyejmë me vajra ekstraktesh ose me vajin Reumer dhe e masazhojmë fort me gishtin e madh të dorës dhe pas kësaj me lëngun e pjeprit të egër lyejmë zonën problematike ose akoma më mirë copëtojmë disa pjesë të pjeprit të egër e kriposim dhe e vendosim duke e lidhur me një fasho. Do të vëmë re që kjo do e çlirojë menjëherë dhimbjen, thotë Merja.

    Nëse kemi ngërçe muskulore përdorim fara kungulli, fara liri apo vaj liri, vaj të farës së zezë si dhe lakrat e egra, çikore, hithra, qumështore, lëpjetë. Por kujdes tek lëpjeta kur e zgjidhni, ajo duhet të jetë pa pika, këshillon Merja. Lakërishtet janë shumë të mira, pasi hollojnë gjakun dhe ndihmojnë dhe në rastin e variçeve, ato i kunsumojmë të ziera në avull si sallatë me pak limon.

    Nëse kemi këmbë të ftohta, të cilat vijnë si pasojë e mosqarkullimit të mirë të gjakut, një nga bimët më të mira, me efekt përmirësues në qarkullimin e gjakut janë hithrat me të cilat 1 herë në 2 javë mund të godasim këmbët, ose mund të shtypim një tufë hithra duke peshuar me shputat e këmbëve.

    Në një rast të përgjithshëm të dhimbjes së këmbëve bëni këtë trajtim:

    – Përzieni 100 ml uthull molle me ekstrakt variçesh dhe një lugë gjelle kripë të zezë. Masazhoni kyçet, shpinën 5-6 minuta. Pas kësaj lyeni zonën me vajin Reumer ose kremin Reumer, masazhoni 15-20 minuta

    – Mbani këmbët në një kënd 60 gradë

    – Përdorni çajin reumer ose kolestomer 3 gota në ditë

    – Bëni ushtrime për forcim të muskujve 2 herë në ditë nga 10 minuta

    – Përdorni hithrat, qepën, hudhrat, lakrat si ushqyes nga jashtë te kyçet që dhembin

    Në fund të bisedës, biofarmacisti Ylli Merja bëri dhe një herë apel për të gjithë njerëzit që të ‘dëgjojnë’ me kujdes çdo sinjal që i jep trupi i tyre dhe të mos neglizhojnë në kryerjen e analizave dhe kontrolleve shëndetësore.

    Previous ArticleLaerti lexon zarfin e zi… Incidenti i Gertës edhe largimi i Gjestit nga shtepia hapet zarf i zi në BBVIP,ja cfare thuhet…
    Next Article Këtë herë NUK KA FALJE! ZARFI I Zl në shtëpinë e BBVA, vendimi pritet të jetë drastik.
    Të Fundit

    Rikthehet moti ekstrem, ja sa do të shënojnë temperaturat ditën e nesërme!

    July 10, 2025

    Cfarë po ndodh? Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë

    July 10, 2025

    Aksident i rëndë! Motori përplas biçikletën, dy drejtuesit e mjeteve…

    July 10, 2025
    Tv Show

    Nga dashuria tek financat, ja çfarë parashikon horoskopi për ju, e premte 11 korrik 2025

    July 11, 2025

    Pasi Shpati mohoi zërat për ndarje, partnerja nuk përmbahet më! “Godet” pas deklaratës së këngëtarit

    July 10, 2025

    Hëna e plotë në Bricjap “shkund” shenjat, Meri bën parashikimin e Horoskopit: Ja çfarë ju pret

    July 10, 2025
    Horoskopi

    ‘Një 4 ditësh i fuqishëm, me rikthime të forta…’ Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë!

    July 10, 2025

    Sa keq! Ditën e Enjte do e mbulojnë të këqijat për këto shenja! Tradhëti, humbje dhe probleme familjare

    July 10, 2025

    Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme për këto tre shenja të Horoskopit

    July 9, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.