Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    0
    By admin on April 1, 2025 Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv

     

    me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për mykun e thonjve, cilët janë shkaktarët e këtij myku, simptomat, si dhe tregojmë disa mënyra sesi të trajtojmë në kushte shtëpie mykun e thonjve të këmbëve dhe duarve.

    Infeksionet mykotike mund të prekin çfarëdo lloj pjese të trupit. Thonjtë preken nga ky infeksion kur myku godet thonjtë e gishtave, majën e këmbës ose lëkurën poshtë thonjve. Infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve dhe thonjve, pasi është një pjesë që zakonisht qëndron e mbyllur në këpucë, në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi.

    Sipas specialistit Merja “myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit dhe kur një sëmundje kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion dhe mund të krijohen problematika të tjera”.

    Shkaktarët e mykut të thonjve sipas specialistit Merja janë:

    – Kërpudha fijëzore (dermatitet) që dobësojnë dhe shkurtojnë thoin

    – Myku i bardhë (candita albicans) merret nga ambientet publike, monedhat, frutat

    – Mykozat e patrajtuara mirë më parë

    – Djersitja, lagështira, errësira

    – Çrregullimet e qarkullimit të gjakut qoftë nga sëmundja e diabetit ose nga osteoporoza

    – Këpucët e ngushta

    Ndërsa simptomat e mykut janë tejet të dukshme dhe të qarta: dobësohet struktura e thoit dhe bëhet si e fijëzuar; kemi trashje të thoit, shtrembërim, forcim; ndryshim i ngjyrës nga para dhe anash, shkaku është dermatofiti, kërpudha fijëzore; ndryshimi i ngjyrës në bazë nga myku; çarja e lëkurës midis gishtave dhe formimi i fluskave me ujë.

    Merja jep disa këshilla për të patur këmbë të pastra dhe thonj të shëndetshëm “Shpëlani këmbët me ujë, kripë dhe sodë. Në rast se vëreni djersitje të këmbëve, ndërroni shpesh çorapet dhe këpucët çdo ditë. Nëse keni kruajtje, përdorni për shpëlarje çaj rigoni ose trumze ose gjethe mushmolle. Nëse ju qëndrojnë këmbët e lagura përdorni pudër. Mos përdorni këpucë që ju shtrëngojnë këmbët, ndërsa çorapet duhet të lahen me ujë të nxehtë mbi 65 gradë C që të shkatërrohen sporet”.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon trajtimin alternativ, i cili është shumë i suksesshëm dhe nëse ndiqet hap pas hapi, myku do të largohet brenda 2 ose 3 javëve.

    – Përgatisni çajin antimyk me degë trumze, gjethe ftoi dhe rigon. Shpëlani këmbët me 1 gotë çaj myku dhe 1 lugë kafe sodë buke

    – Pasi thahet çaji, lyeni thonjtë dhe lëkurat e ashpërsuara me propolis me rigon

    – Pasi thahet propolisi me rigon vendosni kremin e mykut në mbrëmje, kremin me rigon gjatë ditës

    – Nëse gjuha është e zbardhur pastrojeni në mëngjes esëll me furçën e dhëmbëve me pastë

    – Pini 2 herë nga 1 gotë në ditë çaj myku

    – Pini propolis me rigon 3 x 10 pika në ditë pas buke

    – Kujdes! Nëse thoi është trashur shumë lyejeni me vaj rigoni 2 x 1 pikë vaj mbi thua. Nëse thoi është bërë i hollë dhe këputet, lyejeni me vaj mente

    Trajtim për largimin e mykut të duarve dhe këmbëve:

    – Futini këmbët në një enë ku hidhni 1 litër ujë, 3 lugë gjelle uthull molle ose uthull hudhre, 1 lugë supe kripë. Mbani këmbët 15-20 minuta. Shpëlani këmbët ose duart me çajin antimyk, pasi i thani vendosni disa pika propolis me rigon dhe pasi thahen vendosni kremin antimyk. Këto veprime bëhen në mbrëmje. Këmbët ose duart lihen kështu tërë natën. Në mëngjes bëhet vetëm çaji, propolisi dhe kremi.

    Previous ArticleKujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni
    Next Article Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…
    Të Fundit

    Procesi po vijon me shpejtësi! Dalin të dhënat e reja: PS triumfon, PD pëson ulje drastike!

    May 12, 2025

    ‘G0DITI’ me parashikimin për zgjedhjet, Meri Shehu paralajmëron një javë INTENSIVE dhe me surpriza të ‘këqija’!

    May 12, 2025

    Celibashi jep njoftimin e rëndësishëm për votat e Diasporës!

    May 12, 2025
    Tv Show

    Numërohen me shume se gjysma e votave në Shqipëri, rezultati drejt fi…

    May 12, 2025

    G Bani thyen heshtjen pas fotove me Xhenetën, publikon mesazhet

    May 12, 2025

    TABELA E VOTAVE / Kjo parti tejkalon pritshmëritë në Tiranë, ka SURPRIZA nga të rinjtë

    May 12, 2025
    Horoskopi

    ‘G0DITI’ me parashikimin për zgjedhjet, Meri Shehu paralajmëron një javë INTENSIVE dhe me surpriza të ‘këqija’!

    May 12, 2025

    ‘Do ju ndodh ajo që keni pritur kaq kohë…’ Përgadituni! Deri në mbrëmje pritet të përballeni me këto ndodhi

    May 10, 2025

    ‘Eshtë koha ideale për…’ Hëna e plot e muajit Maj, ja cilat shenja do të PREKEN më shumë!

    May 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.