Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur vlonjate

    0
    By admin on April 8, 2025 Uncategorized

    Një tjetër pasuri e kinematografisë

     

    dhe skenës shqiptare është ndarë nga jeta.

     

    Bëhet fjalë për Meliha Ferrën, aktoren dhe themeluesen e estradës profesioniste të Vlorës e cila me guximin, talentin dhe forcën e saj hodhi themelet e artit skenik në qytetin bregdetar.

     

    Lajmin e trishtë e ka dhënë pasditen e kësaj të martë gazetari vlonjat, Ergys Alushi i cili ka njoftuar se aktorja e cila sfidoi kohën ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë kështu në dhimbje familjarët, qytetarët e Vlorës, por dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndoqën artin e saj.

    “Ndahet nga jeta Meliha Ferra.Një nga themelueset e estradës profesioniste të Vlorës. Një nga aktoret e shfaqjes së parë të estradës “Kalon turjela nëpër bucela”. Një nga vajzat e para të Vlorës që theu paragjykimet e kohës duke u aktivizuar dhe luajtur në skenën e teatrit të qytetit. Meliha Ferra ishte bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Myqerem Ferra, duke krijuar së bashku një çift simpatik për publikun vlonjat. Vlora humbi sot një figurë ikonike të historisë së saj, artistike e qytetare”, shkruan gazetari.

    Meliha ishte një nga aktoret e para që ngjiti skenën me shfaqjen “Kalon turjela nëpër bucela”, duke hapur rrugën për artin e humorit në qytet në një kohë kur vajzat rrallë guxonin të ngjiteshin në skenë dhe të dilnin në dritat e forta të reflektorëve.

    Mehila Ferra arriti që për vite me radhë të fitonte zemrat e publikut, por edhe respektin e kolegëve. Përkrah bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur të humorit Myqerem Ferra, formuan çiftin simpatik, të cilët u dhuruan shqiptarëve buzëqeshje dhe emocione për vite me radhë.

    Previous ArticlePas një beteje me kancerin, ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori i njohur
    Next Article Dështim total? S’kishte ndodhur asnjëherë, konkurrentja e re e ‘Ferma Vip’ bënë atë që se ka bërë asnjë më parë!
    Të Fundit

    Një e Diel e pazakontë! Yjet paralajmërojnë ‘Mos dilni nga shtëpia se do…’

    July 5, 2025

    Bëni kujdes të madh nga këto shenja! Mbahen si më tradhëtarët e horoskopit, ja cilat…

    July 5, 2025

    Rudina feston ditëlindjen, Mark Frroku i bënë surprizën që nuk e priste askush!

    July 5, 2025
    Tv Show

    “Udhëtoi gjithë natën…”/ Rudina Dembacaj festoi ditëlindjen, ja si e surprizoi Marku…

    July 5, 2025

    Aksident i rëndë/ Automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha…

    July 5, 2025

    Horoskopi i Paolo Fox për sot, e shtunë 5 korrik 2025: Parashikimet për të gjitha shenjat

    July 5, 2025
    Horoskopi

    Një e Diel e pazakontë! Yjet paralajmërojnë ‘Mos dilni nga shtëpia se do…’

    July 5, 2025

    Bëni kujdes të madh nga këto shenja! Mbahen si më tradhëtarët e horoskopit, ja cilat…

    July 5, 2025

    ‘Një ditë e ndritur për ju…’ Paolo Fox ngre në ajër këtë shenjë, por ‘TMERRON’ disa të tjera!

    July 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja. Keni gazra dhe fryrje barku? Ja zgjidhja me vetëm një produkt që ke në shtëpi

    May 3, 2025

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    May 1, 2025

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.