Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Lajm i trishtë për median shqiptare, ndahet nga jeta gazetari i njohur

    0
    By admin on January 3, 2025 TvShow

    Një lajm i trishtë sot për median shqiptare, gazetari i njohur durrsak,

     

     

    Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

    Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni i Gazetareve Shqiptare, të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe.

    Në më shumë se pesë dekada, Thanas Mustaqi la një arkivë të bollshme titujsh në zhanre të ndryshme, në të përditshmet e gjashtë dekadave të fundit.

    Pas viteve ’90-të, ai mbeti aktiv në shtypin e shkruar dhe më pas mediat online, duke kontribuar për reportazhe dhe disa shkrime investigative.

    Gazetari Thanas Mustaqi mori pjesë në aktivizime të komunitetit të gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, duke qenë para viteve ’90-të, anëtar i organizatës së vetme të gazetarëve të atëkohshme dhe me vonë, u aktivizua në degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku i Durrësit.

    Postimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptare:

    Ndahet nga jeta gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi

    Tiranë më 3 Janar 2025

    Eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 74 vjeçare, gazetari nga Durresi, Thanas Mustaqi. Karriera e tij e gjatë në shtypin e shkruar shqiptar, kryesisht atë vendor dhe më pas në spektrin e të përditshmeve kombëtare të Shqipërisë, tërhoqi vëmendjen për këmbënguljen dhe raportimin me sens kritik për çështjet sociale dhe ndjeshmëritë komunitare e njerëzore.

    Në më shumë se pesë dekada, Thanas Mustaqi la një arkivë të bollshme titujsh në zhanre të ndryshme, në të përditshmet e gjashtë dekadave të fundit.

    Pas viteve ’90-të, ai mbeti aktiv në shtypin e shkruar dhe më pas mediat online, duke kontribuar për reportazhe dhe disa shkrime investigative.

    Gazetari Thanas Mustaqi mori pjesë në aktivizime të komunitetit të gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, duke qenë para viteve ’90-të, anëtar i organizatës së vetme të gazetarëve të atëkohshme dhe me vonë, u aktivizua në degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku i Durrësit. Ai u karakterizua nga një ndërgjegje e pastër qytetare dhe jetoi si një pasionant i përhershëm duke lënë si trashëgimi një volum të madh pune raportuese, refleksionuese dhe shkrimore në përgjithësi. Në fusha të ndryshme, si atë të trashëgimisë, arkeologjisë, kulturës, peshkimit, marinës dhe lëmive të jetës socio-ekonomike të qyt

    etit të vet, ai u bë zëri kritik dhe raportues duke shkaktuar reagime dhe duke marrë herë pas here edhe ballafaqime me grupe interesi dhe qytetarë të ndryshëm, të cilëve u janë prekur interesa informale.

    Gazetari i njohur Thanas Mustaqi la shumë shkrime dhe reportazhe, të cilat kanë vlerën e dokumentave publicistike dhe arkivore për memorialistikën e qytetit.

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e thellë për largimin nga jeta, të kolegut, si dhe u përcjell familjarëve ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

    Zyra Informuese

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

    Previous ArticleIlir Shaqiri do të RIKTHEHET në BBVA? Fituesi i sezonit të parë ngre dyshime të mëdha dhe zbulon se…
    Next Article Pret të bëhet baba por Mevlanit si del e ‘keqja’ me Livian.. PUBLIKON MESAZHET…
    Të Fundit

    Makina copash, e ndarë në dy pjesë! Humb jetën 23 vjecari shqiptar

    July 15, 2025

    U ngjit bashkë me shoqet për të bërë foto, humb jetën TRAGJIKISHT 15-vjeçarja! Shoqja e saj e pIagosur rende

    July 15, 2025

    WOW! Arjola Demiri i vë ‘FLAKEN’ rrjetit me foto me b*kini!

    July 15, 2025
    Tv Show

    Çdo ditë tek varri i gruas, historia prekëse e aktorit Agron Llakaj

    July 15, 2025

    Femra esk*rtë dhe në burgun e Reçit/ Përveç Ziza Pajazitit ja dy vajzat e tjera të showbizz-it që morën takim me anëtarët e “Bajrave”

    July 15, 2025

    “Të bësh s*ks me pre*ervativ, si të lash këmbët me çorape”/ Psikologia: Kjo është dramatike…

    July 15, 2025
    Horoskopi

    Debate të ashpra që do ju trazojnë jetën! Kjo e Martë nuk do jetë dita juaj, ja cfarë thonë yjet

    July 15, 2025

    Ngjarje të vrullshme, planetët sjellin trazira! Meri Shehu sjellë parashikimin e madh ‘Përplasje në marrëdhenie dashurore…’

    July 14, 2025

    ‘Javë e fortë, e vështirë dhe e paimagjinueshme…’ Meri Gjini ‘TREMB’ këto shenja

    July 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    May 1, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.