Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    0
    By admin on February 4, 2025 Këshilla Shëndeti

    Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë

     

    probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë. Sidomos tani në dimër për arsye të këpucëve të mbyllura shumë

     

    njerëz hasin në një problem që në fakt është tepër i zakonshëm, futja e thoit në mish.

     

    Gjendja ndodh shpesh kur njerëzit presin thonjtë duke rrumbullakosur cepin e tyre, pasi nëse thonjtë e këmbës lakohen me formën e gishtit,

     

    ata mund të kenë tendencën të rriten nën lëkurë. Zakonisht preket më shumë gishti i madh i këmbës. Një thua i rritur në mish,

     

    mund të shkaktojë dhimbje, lëkurë të përflakur, enjtje dhe ndonjëherë, infeksion rreth thoit të këmbës.

     

    Nëse keni diabet ose një gjendje tjetër që shkakton rrjedhje të dobët të gjakut në këmbët tuaja, jeni në rrezik më të madh të komplikimeve të thonjve të futur në këmbë.

     

    Në studion e “Rreze Dielli” në Report TV specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon sesi të kujdesemi vetë në kushte shtëpie për thonjtë e futur në mish, si ti trajtojmë ato në mënyrë natyrale për të shmangur çdo komplikim të mundshëm.

    “Ka shumë faktorë që thonjtë të rriten nën lëkurë. Përveç këpucëve të ngushta që sjellin mos oksigjenim të këmbëve dhe prerjes së gabuar të thonjve deri në mish dhe të rrumbullakosur, faktorë tjetër është dhe higjena e dobët apo shëndeti dhe cilësia e thoit, e trashë ose e hollë” thekson Merja.

    Sa të shikojmë që ndjejmë një problem me futjen e thoit në mish dhe sapo ka filluar një skuqje e lehtë, është mirë që të fillojmë menjëherë të ndërhyjmë, pa e lënë gjatë dhe për të parandaluar komplikimet dhe infeksionin.

    “Marrim 5-6 litra ujë të nxehtë, hedhim në të 1 lugë gjelle kripë të zezë dhe 1 lugë gjelle sodë buke. Futim këmbët në ujin e nxehtë në mënyrë që thoi të zbutet dhe të marrë lagështirë si dhe të fitojë elasticitet. Marrim gishtin ku kemi problematikën dhe e shtypim me duar duke e mbajtur drejt. Këtë veprim duhet ta bëjmë për 1 javë rresht në mënyrë që të bëjmë një zbutje dhe një drejtim të thoit që rritja të bëhet jashtë mishit. Pjesën problematike të thoit e presim me prerëse ose me një pincë të vogël. Pasi e kemi bërë këtë proces, çdo mbrëmje bëjmë një lyerje të thoit me 5-6 pika propolis, e lëmë derisa propolisi të përthahet dhe hedhim përsëri 5-6 pika të tjera. Vendosim më pas një krem në mënyrë që thoi të rrijë sa më i zbutur” këshillon specialisti i mjekësisë alternative Ylli Merja.

    Në rast se thoi është bërë më i trashë se 1 milimetër, shprehet Merja, gjatë ditës vendosim vaj rigoni në thonjtë e këmbës, pasi vaji i rigonit dobëson strukturën e fortësuar të thoit si dhe vret bakteret dhe infeksionet. Por ka dhe njerëz që i kanë thonjtë të butë, në këtë rast nuk përdorim vajin e rigonit, por vaj mente ose miell tërshëre të lagur me pak qumësht. E lemë 10-15 minuta.

    Po në rastet kur kemi një inflamim të thoit, kur kemi qeska me qelb si duhet vepruar?

    Në këto raste pasi i kemi mbajtur këmbët në ujë të nxehtë me kripë dhe sodë buke, vendosim në vendin e inflamur një thelpi hudhër të shtypur, e lëmë që hudhra të veprojë si një antibiotik duke e përtharë infeksionin. Më pas e lyejmë me propolis me rigon, e lëmë të thahet dhe vendosim një krem zbutës. Për të bërë një pastrim të infeksionit dhe për të parandaluar probemet mykotike bëjmë dhe shpëlarje me çaj antimykotik si dhe konsumojmë duke e pirë me pak mjaltë dhe 1-2 gota në ditë, këshillon specialisti Ylli Merja.

    MC/Shqiptarja.com

    Previous ArticleCfarë po ndodh mes tyre? U nda nga Meritoni, Ilnisa Agolli po pëlqehet nga Atilla?
    Next Article ‘Ndaloni se po gaboni…’ Yjet paralajmërojnë këtë shenjë të horoskopit, ja cfarë duhet të keni parasysh!
    Të Fundit

    Trishtim dhe dhimbje e rëndë! Ndahet nga jeta në moshën 28 vjecare aktorja e njohur!

    July 1, 2025

    ‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

    July 1, 2025

    Aksident i rëndë në Shkallën e Tujanit. Përmbyset kamioni me rërë, shoferi…

    July 1, 2025
    Tv Show

    Ju kujtohet Ana Kauri, vajza e “Përputhen”? Ndërhyrjet estetike e kanë ndryshuar komplet

    July 1, 2025

    A JENI GATI? Fansat kanë një kërkesë për Gjestin dhe Eglin (Foto)

    July 1, 2025

    Olsi Bylyku i ka dhënë fund lidhjes? Zbulohet e vërteta…

    July 1, 2025
    Horoskopi

    Korriku me mundësi të shumta VETEM për këto shenja! Ja cfarë thonë yjet për ju

    July 1, 2025

    ‘Zgjohuni! Eshte koha për sfida të reja…’ Horoskopi javor, kjo shenjë do përjetojë ‘DEMTIMIN’ jetësor!

    July 1, 2025

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja. Keni gazra dhe fryrje barku? Ja zgjidhja me vetëm një produkt që ke në shtëpi

    May 3, 2025

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.