Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    E fundit: Pas 6 ditëve kërkim, gjendet treupi i p*jetë i Ardit Beshirit! (Detaje)

    0
    By admin on May 9, 2025 Të Fundit

    Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur pas gjashtë ditësh trupin e pajetë të Ardit Beshirit.

    Manovratori 29 vjeçar ishte duke punuar në një kantier të hapur për zbulimin e kromit, në pronësi të një kompanie kineze në Klos, kur masivi i madh i dheut e zuri poshtë.

    Gjashtë ditë me radhë, banorët e fshatit, ekipet e Forcave të Armatosura dhe një njësi speciale nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë kërkuar për trupin e të riut.

    Paraditen e kësaj të premte, gjatë gërmimeve në masivin e inerteve, trupi i 29 vjeçarit është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Ai do t’i dorëzohet familjes Beshiri, e cila çdo ditë i bënte apel shtetit që të kishte trupin e birit dhe një varrë ku të çonin lule.

    “Më ndihmoni, të paktën të kem një vend ku t’i hedh një lule”, është shprehur ditë më parë babai i Arditi, Nerimi, duke i bërë apel shtetit ta ndihmonte për gjetjen e trupit të djalit. I riu ishte duke punuar me eskavator në Qafë-Burrel të Klosit, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit.

    Prej mesditës së të shtunës, 29 vjeçari po kërkohej nga familjarët dhe një ekip i vogël ushtarësh i dërguar nga shteti. Dy ditë më parë, atyre ju bashkua dhe një njësi speciale nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e specializuar për gërmime urbane.

    Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por deri sot në mëngjes, asnjë gjurmë nga 29 vjeçari. Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shtetasin Ademir Lala, kurse nga kompania kineze ku punonte Ardit Beshiri nuk ka asnjë reagim.

     

    ardit beshiri te fundti
    Previous ArticleIlnisa e harron komplet Meritonin, nis jetën e re dhe po bëhet…
    Next Article Dhimbje dhe trishtim! Mjekësia në Zl, mbyll sytë mjekja e njohur që shërbeu me në QSUT!
    Të Fundit

    Gjesti PLAS deklaratën e fortë në rrjet ‘JAM MARTUAR…’! Pamje bëhen VIRALE NE RRJET! (Video)

    June 30, 2025

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025

    Lëkundje të forta tërmeti në Napoli! Raportohet për…

    June 30, 2025
    Tv Show

    ‘6 minuta errësirë në mesditë’/ Ja kur do të ndodhë eklipsi më i madh diellor i shekullit të XXI

    June 30, 2025

    Shenja më me fat e muajit në “shpërthim” ndryshimesh/ Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar

    June 30, 2025

    Upss! Krisa Caushi merr vendimin e papritur pasi tha se “babai i saj biologjik është Laert Vasili”

    June 30, 2025
    Horoskopi

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025

    Kujdes me shpenzimet! Ana financiare do të jetë ‘SHKATERRUESE’! Horoskopi për sot

    June 30, 2025

    E diel e JASHTEZAKONSHME! Një ndryshim madhor do ju ndodh, ja cila shenjë do përballet me…

    June 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj

    April 30, 2025

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.