Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    0
    By admin on June 21, 2025 Këshilla Shëndeti

    Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në përditshmëri.

    Më së shumti shfaqet si pasojë e grumbullimit të ujit në këmbë,

    kryesisht në shputa dhe nga gjuri e poshtë. Ënjtjet e këmbëve në situata të caktuara mund të jenë plotësisht normale pa pasur nevojë për shqetësim. Pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur është normale të shfaqen ënjtjet e këmbëve, apo në shtatzani e mbipeshë. Gjithashtu ënjtja e këmbëve mund të vijë dhe si një efekt anësor i ilaçeve. Por ka mjaft raste kur shkaktarët janë me të vërtetë të rrezikshëm, nga problematika me veshkat, zemrën, etj… Në lidhje me këtë tematikë – ënjtja e këmbëve, shkaktarët dhe sëmundjet që fshihen.

    “Simptomat e para të ënjtjeve të këmbëve janë skuqjet në shputa, ndezje këmbësh, ënjtje, mavijosje dhe nxirje e këmbëve, por dhe formim ulçerash te pjesa midis gjurit dhe kyçi të këmbës”, nënvizon Merja në fillim të bisedës, duke vijuar me shkaqet më të zakonshme të enjtjes së këmbëve:

    – Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ose në këmbë.

    Probleme me zemrën: insuficiencë kardiake që çon në grumbullim të lëngjeve në trup

    – Probleme me veshkat: pamundësia për të filtruar ujin dhe kripën, mbingarkesë lëngjesh

    – Probleme me mëlçinë: ciroza çon në uljen e proteinave, lëngu kalon në inde

    – Probleme me venat me variçe: valvulat venoze nuk mbyllen mirë

    – Shtatzania: shtypje e venave abdominale dhe rritje e vëllimit të gjakut në vena

    – Lëndime lokale: thyerje, ndrydhje, inflamacion

    – Mbipesha çon në rritje presioni në venat e këmbëve

    – Medikamentet e shumta: kortikosteroidet, për presionin e gjakut, estrogjenët, etj.

    “Eshtë shumë e rëndësishme që çdo simptomë, çdo ndryshim në trupin tonë të mos e anashkalojmë. Duhet kërkuar ndihma mjekësore në rast se kemi ënjtje të papritur të këmbëve, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, pengesë në urinim. Gjithashtu nëse enjtja nuk largohet pas përdorimit të metodave natyrale apo kemi enjtje të njëanshme të këmbëve, të cilat mund të na rrezikojnë për trompozë”, këshillon Ylli Merja.

    Bimët diuretike dhe anti-inflamatore më të mira janë: hithra nxit largimin e ujit të tepërt nga organizmi; lulerradhiqja forcon funksionin e veshkave dhe redukton mbajtjen e lëngjeve; bishta qershie shumë efektive për largimin natyral të ujit; këputja nxit urinimin; trëndafili i egër dhe rrënja e majdanozit gjithashtu. Ushqimet më të rekomanduara kundër enjtjes janë selino, shalqi, kastravec, panxhar, limon. Ndërsa bimët më të mira për përmirësimin e qarkullimit të gjakut janë: gështenja e egër forcon venat dhe zvogëlon edemat; lule murrizi dhe frut murrizi pastron venat, i jep elasticitet; molla e egër pastron arteriet dhe venat; gjethe ulliri përmirëson qarkullimin e gjakut.

    “Kombinimi i ushqimeve të shëndetshme, bimëve natyrale, aktivitetit fizik të moderuar dhe masazheve, ndihmon në kontrollimin e ënjtjes së këmbëve”, nënvizon specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregon dhe disa teknika natyrale në trajtimin e këmbëve të enjtura.

    – Përzieni 50 ml uthull molle me 100 ml ujë, 50 ml ekstrakt variçe dhe 1 lugë gjelle kripë. Lagim një nape dhe e mbështjellim në këmbë, e mbajmë 10-15 minuta, më pas këmbët i lyejmë me vaj livando ose rozmarine, ose mund t’i lyejmë me vajin Reumer. Masazhoni këmbët nga sipër poshtë drejt zemrës për 10-15 minuta. Pas kësaj këmbët mbahen lart mbi nivelin e zemrës 15-20 minuta. Ky veprim bëhet 2 herë në ditë.

    – Çdo mëngjes pini një gotë ujë me lëng limoni dhe dy lugë uthull molle.

    – Përdorni çajra diuretik për enjtje: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta një dorë radhiqe, një dorë hithra, një dorë bishta qershie, një dorë këputje. Pini 3×1 gotë në ditë.

    – Përdorni çajra për qarkullimin e gjakut: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta 5 lugë gjethe çaj kolestomer + një dorë murriz lule + 1 dorë hithra + 1 dorë radhiqe + 2 lugë fruta pylli. Pini 3×1 gotë në ditë para buke.

    “Thelbësore për çdo trajtim është së pari të gjejmë shkakun dhe më pas të nisim një kurim sa më të shpejtë dhe efikas”, rekomandon në fund të bisedës biofarmacisti Ylli Merja.

    Previous ArticleEgli Tako “thyen” heshtjen për Gjestin,Mesa kam degjuar ai eshte l…
    Next Article Aksident i rëndë në vend! Dy shoferët 20-vjeçarë të plagosur transportohen në spital
    Të Fundit

    U dërgua me urgjencë në spital, ja cfarë dyshohet të ketë Erion Veliaj!

    July 17, 2025

    Cfarë trishtimi dhe dhimbje e madhe! Mbyll sytë këngëtarja e njohur, kënga e saj virale në rrjet!

    July 17, 2025

    Erdhi për pushime në Shqipëri, 15 vjecari bie nga ballkoni i katit katërt dhe…

    July 17, 2025
    Tv Show

    Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

    July 17, 2025

    Katër shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit, ja çfarë parashikojnë yjet

    July 17, 2025

    HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

    July 17, 2025
    Horoskopi

    Lumë si këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe lekë të madh deri në fund të vitit

    July 17, 2025

    Gati për të shkëlqyer! E Enjtja është dita me fat për këto 2 shenja sipas Paolo Fox

    July 16, 2025

    Debate të ashpra që do ju trazojnë jetën! Kjo e Martë nuk do jetë dita juaj, ja cfarë thonë yjet

    July 15, 2025
    Këshilla Shëndeti

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.