Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Me shpirtin e copëtuar, flet i ati i 29 vjecarit që është akoma nën dhe ‘Ju lutem më gjeni djalin, të kem një vend ku t’i coj lule…’

    0
    By admin on May 5, 2025 Të Fundit

    Nerim Beshiri, babai i punëtorit 29 vjeçar që e ka zënë masivi i dheut prej mesditës së të shtunës dhe nuk është gjetur ende, i ka bërë një apel rrëqethës shtetit që ta ndihmojë të gjejë trupin e të birit.

    “Kërkoj ndihmë nga shteti, t’i gjej njërin gisht dhe ta çoj te shtëpia, te familja se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbësh djalin. I bëj thirrje shtetit të sjellin aparatura, qen të specializuar, mjete, të gjej djalin e ta çoj te shtëpia, të di ku të hedh një tufë lule.

    Ka tre ditë që vijmë kërkojmë këtu me lopatë, nuk ka asnjë lloj mjeti. Po patët mundësi, ndihmoni si shtet”, është shprehur i përlotur Nerim Beshiri, duke kërkuar dëshpërimisht prej dy ditësh të gjejë djalin.

    Ardit Beshiri ka qenë duke punuar në një masiv dheu në pronësi të një fabrike kineze që merret me përpunimin e kromit, kur rezervuari aty pranë është çarë dhe sasia e madhe e ujit dhe inerteve e ka marrë përpara, përcjell newsbomb.al.

    Prej mesditës së të shtunës, 29 vjeçari po kërkohet nga familjarët dhe një ekip i vogël ushtarësh i dërguar nga shteti, por deri tani nuk ka asnjë shenjë.

    “Kanë ardhur 6-7 ushtarë, kanë ardhur vetëm me cizme dhe lopata. Nuk bëhet kjo punë kështu, duhen makina të mëdha. Na duhen mjete të specializuara apo edhe qen i përgatitur për zbulime të tilla. Kemi nevojë për ndihmë, institucionet të më ndihmojnë të gjejmë djalin”, u shpreh dhe dje babai i Arditit.

    Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por asnjë gjurmë nga 29 vjeçari. Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shtetasin Ademir Lala, kurse nga kompania kineze ku punonte Ardit Beshiri nuk ka asnjë reagim.

    29 vjecari klos te fundit
    Previous ArticleRozana publikon video me ‘Gjestin’
    Next Article Valbona tani i tregon të gjitha: Ja cfarë i tha e ëma për Laert Vasilin pas daljes nga BBVA!
    Të Fundit

    Aksident me jet ski në Ksamil, dy vëllezër francezë përplasen! 22 vjecari…

    July 9, 2025

    Kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasditja sjell kthesën drastike të motit! Ja cfarë do të ndodh

    July 9, 2025

    Gati për t’ju shkëlqyer fati dhe për t’ju mbuluar paraja! Hëna e plotë do u ndryshojë jetën këtyre 3 shenjave

    July 8, 2025
    Tv Show

    HOROSKOPI I SË HËNËS/ Dita nis paksa konfuze, por me më pak shqetësime se java e kaluar për shenjën e

    July 7, 2025

    Pas ndarjes nga Jozi, Loredana drejt një lidhje me…

    July 6, 2025

    Aksident me vd*kje, makina del nga rruga! Humb j*tën një person, detajet e para…

    July 6, 2025
    Horoskopi

    Gati për t’ju shkëlqyer fati dhe për t’ju mbuluar paraja! Hëna e plotë do u ndryshojë jetën këtyre 3 shenjave

    July 8, 2025

    Një ngjarje familjare do ju prek zemrat/ Parashikimi javor i horoskopit, ja cfarë thotë Meri Shehu!

    July 8, 2025

    Ditë tersi dhe thyerje zemrash! Kjo e Martë do kthehet në ‘TMERR’ për këto 3 shenja

    July 8, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.