Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    A do të preket Shqipëria nga acari arktik që ka mbërthyer Europën?! Hakil Osmani tregon se cfarë pritet të ndodh me motin në vendin tonë

    0
    By admin on January 6, 2025 Të Fundit

    Acari arktik që ka mbërthyer veriun e Europës nuk do ta prekë Shqipërinë. Edhe gjatë kësaj jave, intervale me kthjellime pritet të jenë të pranishme në territorin tonë.

     

    Sinoptikani Hakil Osmani ka shpjeguar për Klan News se pritet të kemi mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim do të bëjë vetëm dita e martë që parashikohet me reshje të pakëta shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonat malore. Megjithatë, kjo do të sjellë një situatë e përkohshme pasi reshjet do ia lënë vendin diellit, të paktën deri ditën e enjte.

    “Territori shqiptar, të paktën gjatë kësaj jave, parashikohet që të ketë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, kryesisht në zonat perëndimore dhe në zonat jugore, ndërsa në zonat veriore pritet të kemi vranësira të shpeshta.

    Vranësirat pritet që të bëhen më të dukshme ditën e martë duke bërë që të kemi prezente momente me reshje të izoluara shiu, kryesisht në veri-perëndim të territorit shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës dhe më pas gjatë mesditës dhe pasdites do të kemi vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të kemi momente të pakëta me reshje të izoluara në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqjen e reshjeve të dëborës, por që do të jenë në sasi të pakëta.

    Mbeten disi prezente gjatë ditës së mërkurë reshjet e pakëta dhe të izoluara dhe më pas duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së mërkurë dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit, të paktën deri në ditën e premte, kur sërish ka sinjale të sjellë vranësira të shpeshta, të kemi sërish reshje shiu, kryesisht në Ultësirën Perëndimore dhe në një pjesë të zonës malore ka sinjale të kemi rikthim të reshjeve të dëborës,” -tha Osmani.

    Për sa u përket temperaturave, do të kemi rritje të tyre graduale duke filluar nga dita e martë dhe në vijim si në orët e para të mëngjesit. Deri ditën e premte, vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të ngjiten në 1 apo 2 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore në orët e para të mëngjesit do i kemi nga 4 dhe shumë pranë vlerave 11 gradë Celsius në vijën bregdetare.

    Ndërkohë gjatë orëve të mesditës, temperaturat maksimale do të jenë rreth vlerës 18 gradë Celsius deri ditën e enjte. Të premten pritet të kemi një rënie me 2 apo 3 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave, do të kemi vlera 3 gradë më të larta sesa periudha në të cilën ndodhemi.

    diell hakil osmani Moti
    Previous ArticleRrëfehet Atilla, tregon ARSYEN E MADHE se pse nuk ka lejuar fëmijët të takojnë Drenushën në Big Brother
    Next Article ‘5 minuta të fiken kamerat, unë Rozanën e…’ Deklarata e fortë e Jozit po bënë XHIRON në rrjet!
    Të Fundit

    Trishtim dhe dhimbje e rëndë! Ndahet nga jeta në moshën 28 vjecare aktorja e njohur!

    July 1, 2025

    ‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

    July 1, 2025

    Aksident i rëndë në Shkallën e Tujanit. Përmbyset kamioni me rërë, shoferi…

    July 1, 2025
    Tv Show

    Ju kujtohet Ana Kauri, vajza e “Përputhen”? Ndërhyrjet estetike e kanë ndryshuar komplet

    July 1, 2025

    A JENI GATI? Fansat kanë një kërkesë për Gjestin dhe Eglin (Foto)

    July 1, 2025

    Olsi Bylyku i ka dhënë fund lidhjes? Zbulohet e vërteta…

    July 1, 2025
    Horoskopi

    Korriku me mundësi të shumta VETEM për këto shenja! Ja cfarë thonë yjet për ju

    July 1, 2025

    ‘Zgjohuni! Eshte koha për sfida të reja…’ Horoskopi javor, kjo shenjë do përjetojë ‘DEMTIMIN’ jetësor!

    July 1, 2025

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj

    April 30, 2025

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.