Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    U nda nga e dashura e re dhe u ‘RIBASHKUA’ me Heidin?! Del e vërteta??? Ja cfarë ndodhi mes dy ish banorëve të BBVA

    0
    By admin on January 11, 2025 Të Fundit

    Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve.

     

    Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht. Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.Sidoqoftë, këtë javë u shkruajt se kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer

    Romeo dhe Heidi tani kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap që lë të kuptohet se romanca e tyre ka marrë një tjetër drejtim. Por duket se mes tyre nuk ka një rikthim. Nga ajo çfarë mundëm të mësonim, Heidi dhe Romeo nuk janë rikthyer së bashku.

    Ndjekja në Instagram, është vetëm një shenjë që dyshja duket se nuk ka mëri ndaj njëri-tjetrit, por jo se janë rikthyer. Heidi aktualisht është rikthyer në Shqipëri për të drejtuar Big Brother Fan Club, por sapo përfundon me xhirimet, ajo largohet nga Tirana, duke preferuar që të qëndrojë me familjarët e saj. Nga ana tjetër, Romeo po vijon me angazhimet e tij, tashmë larg televizionet. Dyshja nuk është parë bashkë që në verë. Vetëm pak javë më parë, të dy ishin pjesë e një eventi të zhvilluar në Tiranë. Por ashtu si të pranishmit pohuan, mes tyre nuk kishte as edhe një përshëndetje, dhe jo më një takim.

    Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa dy muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar.

    Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij. Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin. Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori.

    Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ishBllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes. Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar. Vajza në fjalë, nuk është e famshme, por ka shumë miq në fushën e showbizzit, ndaj edhe në një nga këto evente, ajo është njohur me Romeon, pak ditë pasi historia ishte mbyllur.

    Rrethi i ngushtë i Romeos, bën me dije se nuk e dinë kohën fiks kur ai dhe Heidi u ndanë, por dinë se në fillim të shtatorit, kur Romeo iu rikthye netëve live si këngëtar, partnerja e tij e shoqëronte. Duket se kjo histori po vijon dhe Romeo dhe Heidi tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Heidi po shijon famën në televizion, ndërsa Romeo historinë e re të dashurisë.

    heidi baci romeo veshaj
    Previous Article“Nuk kam bërë ndërhyrje” – Pas deklaratës së Valbona Mhillit, dalin fotot e saj ndër vite… SDO E NJIHNI…
    Next Article Pak ore para PRIME Top Channel vjen me NJOFTIMIN:Dy eliminime brenda natës PLUS EDHE zarf i zi mund t…
    Të Fundit

    Gjesti PLAS deklaratën e fortë në rrjet ‘JAM MARTUAR…’! Pamje bëhen VIRALE NE RRJET! (Video)

    June 30, 2025

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025

    Lëkundje të forta tërmeti në Napoli! Raportohet për…

    June 30, 2025
    Tv Show

    ‘6 minuta errësirë në mesditë’/ Ja kur do të ndodhë eklipsi më i madh diellor i shekullit të XXI

    June 30, 2025

    Shenja më me fat e muajit në “shpërthim” ndryshimesh/ Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar

    June 30, 2025

    Upss! Krisa Caushi merr vendimin e papritur pasi tha se “babai i saj biologjik është Laert Vasili”

    June 30, 2025
    Horoskopi

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025

    Kujdes me shpenzimet! Ana financiare do të jetë ‘SHKATERRUESE’! Horoskopi për sot

    June 30, 2025

    E diel e JASHTEZAKONSHME! Një ndryshim madhor do ju ndodh, ja cila shenjë do përballet me…

    June 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Doktoresha tregon arsyen:’Pse zgjoheni gjithmonë në orën 3 të mëngjesit?’

    May 31, 2025

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    May 1, 2025

    Ylli Merja. Keni gazra dhe fryrje barku? Ja zgjidhja me vetëm një produkt që ke në shtëpi

    May 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.