Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Horoskopi i detajuar i muajit Maj, ja cfarë thonë yjet!

    0
    By admin on May 1, 2025 Të Fundit

    Ky maj nuk do të jetë neutral – për disa shenja do sjellë ndriçim, për të tjera tronditje emocionale që kërkojnë kurajo.

    Yjet flasin për vendime, përballje me ndjenja të lëna pezull dhe ndryshime që nuk mund të shtyhen më. Shiko çfarë thotë horoskopi yt këtë muaj dhe mos harro: çdo shenjë ka një afat shpirtëror.

    DASHI

    Mos prit fundin e muajit për të marrë vendime që ndryshojnë lojën.

    Të vjen rrota… dhe këtë herë je ti në krye. Marsi të jep energji për të çuar përpara projekte personale. Në punë, do ndriçosh nëse shmang konfliktet. Në dashuri, sinqeriteti shpëton situata të sikletshme. Beqarët do të kenë takime surprizë që ndezin imagjinatën.

    DEMI

    Mos e lër këtë muaj të të kapë pa bërë një ndryshim të guximshëm.

    Është muaji yt – dhe energjia është me ty. Por, nëse do rritje, duhet të dalësh nga zona e rehatisë. Uranin e ke krah dhe të fton të bësh ndryshime radikale. Në dashuri, flitet për ndarje të buta ose rikthime me kushte të reja. Në punë, mos i injoro idetë që të frymëzojnë natën.

    BINJAKËT

    Qartëso çfarë do para datës 21 – pastaj nis energjia e re.

    Pjesa e parë e muajit është për reflektim. Pas datës 21, Dielli kalon në shenjën tënde dhe gjithçka ndriçon. Do ndihesh më i/e fortë, por mos e nënvlerëso forcën e mendimeve të tua. Në dashuri, mos u kthe pas – përpara është shumë më interesante.

    GAFORRJA

    Deri më 19 maj duhet të sqarosh raportet më të rëndësishme.

    Fokusohesh tek të tjerët, por ke nevojë të kujdesesh dhe për veten. Marrëdhëniet sociale do të ndihmojnë, por jo të gjitha ia vlejnë. Në dashuri, zemra të flet, por a e dëgjon? Financat kërkojnë maturi. Lëvizjet e reja vijnë në fund të muajit.

    LUANI

    Para datës 15 vendos për projektet që të duhen – jo ato që “duken bukur.”

    Energjia është me ty, por egos i duhet një pushim. Në dashuri, do të ndjesh një ringjallje të ndjenjave nëse lëshon kontrollin. Në punë, të duhet të marrësh vendime që të çojnë drejt pavarësisë. Mos i jep më shumë fuqi opinionit të të tjerëve.

    VIRGJËRESHA

    Deri mq 22 maj, fokusohu tek balanca emocionale – jo vetëm tek detajet.

    Ky është një muaj që të fton të lesh perfeksionizmin. Në punë, një ndryshim i vogël mund të sjellë ndikim të madh. Në dashuri, një bisedë e sinqertë do sqarojë shumëçka. Kujdes me shëndetin dhe ritmin e tepërt.

    PESHORJA

    Mos rri pezull më – çfarëdo që të mbajë pas, duhet adresuar para datës 25.

    Muaji të fton të marrësh vendime për jetën personale. Marrëdhëniet që s’të mbushin – do të ndahen vetë. Në punë, je afër një bashkëpunimi të frytshëm, por duhet t’i thuash “po”. Zemra të kërkon më shumë spontanitet.

    AKREPI

    Vendos çfarë do – jo çfarë duron – para fundit të muajit.

    Në dashuri, do ndihesh më emocional/e se zakonisht. Jep, por edhe kërko. Në punë, mos bëj kompromise që të shterojnë. Nëse ke një vendim të madh për të marrë – shiko nga brenda, jo jashtë. Intuita jote është arma më e fortë.

    SHIGJETARI

    Deri më 12 maj bëje zgjedhjen që s’po guxon ta thuash me zë.)

    Energjia e majit të fton në lëvizje. Udhëtimet janë të favorizuara, por edhe udhëtimet shpirtërore. Në dashuri, mund të ndjesh një tërheqje ndaj dikujt jashtë “rrugës së zakonshme”. Në punë, një bashkëpunim me dikë ndryshe nga ty jep rezultate.

    BRICJAPI

    Mëso të lësh pak kontroll – përpara se të të lodhë gjithçka.

    Maji të vendos përballë përgjegjësive, por nuk je vetëm. Në punë, ndikimi yt rritet – por rreziku është të bëhesh shumë kritik/e me veten. Në dashuri, jep hapësirë dhe merr frymë. Prit një propozim interesant rreth datës 20.

    UJORI

    Deri më 10 maj, nis një hap që ke menduar prej muajsh.

    Frymëzimi të shoqëron, por shpërqendrimi gjithashtu. Në dashuri, do të ndjesh nevojë për lidhje që frymëzon dhe rrit. Në punë, mos i anashkalo idetë kreative – janë më të vlefshme se duket. Kujdes me energjinë – mos e shpërndaj gjithandej.

    PESHQIT

    Para datës 23 duhet të flasësh për atë që të mundon – ndryshe s’të kupton askush.

    Shumë ndjenja – pak fjalë? Koha për të folur. Maji të nxit të shprehesh qartë dhe të vendosësh kufij. Në dashuri, një person nga e kaluara mund të rikthehet për një “sqarim të fundit”. Në punë, do ndihesh më i/e motivuar pas datës 18.

    Horoskopi shenjat yjet
    Previous ArticleAksident i rëndë në vend, pIagosen cifti i bashkëshorteve!
    Next Article Horoskopi i detajuar i muajit Maj për të gjitha shenjat: Kthesa të mëdha për …
    Të Fundit

    Ngjarje të vrullshme, planetët sjellin trazira! Meri Shehu sjellë parashikimin e madh ‘Përplasje në marrëdhenie dashurore…’

    July 14, 2025

    E fundit! Aksident i rëndë në vend: Mjeti përpIas bicikletën, qytetari në gjendje kritike për jetën!

    July 14, 2025

    Kurrë nuk na kishte shkuar menja! Ja cilët emra vipash për përfliten që do jenë pjesë e BBVA5 (Detaje)

    July 14, 2025
    Tv Show

    Planetët sjellin trazira/ Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

    July 14, 2025

    “Xhiroja jonë e fundit”/ Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare

    July 14, 2025

    Nuk ndjehej mirë teksa po notonte në Ksamil/ 37-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranë

    July 14, 2025
    Horoskopi

    Ngjarje të vrullshme, planetët sjellin trazira! Meri Shehu sjellë parashikimin e madh ‘Përplasje në marrëdhenie dashurore…’

    July 14, 2025

    ‘Javë e fortë, e vështirë dhe e paimagjinueshme…’ Meri Gjini ‘TREMB’ këto shenja

    July 14, 2025

    ‘E hëna me ndryshime të forta dhe ndjenja të jashtëzakonshme…’ Ja cfarë i pret këto shenja

    July 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.