Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Nuk e dija që po i plotësoja dëshirat e fundit…’ Nëna e 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT tregon momentet e dhimbshme ‘Mendo per mamin…’

    0
    By admin on January 23, 2025 Të Fundit

    Nëna e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT në datën 8 janar, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë

     

    duke ndarë me publikun të gjithë kalvarin që kaloi djali i saj në Spitalin e Korçës dhe QSUT. Ajo akuzon mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit.

    Në një gjendje shumë të vështirë emocionale, Roveta Sadiku tregon se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e dërguan atë në shtëpi. Më 29 dhjetor, pasi gjendja e djalit nuk përmirësohej, ata shkuan përsëri në spital, ku pas disa vizitave, djali u shtrua. Sipas nënës, Leo kishte dhimbje të vazhdueshme barku, diarre, dhe të vjella.

    Roveta tregon momentet e fundit të jetës së Leos, i cili sipas saj, ndërroi jetë në duart e dajës së tij.

    “Leo kishte një djegie të paparë në trup dhe donte të zbulohej. Po digjej, kam zjarr më thoshte. Ia thamë doktoreshës por nuk bëri asgjë. Djali e pashë që i kishte duart e ftohta dhe goca ka marrë në një lokal ujë të ngrohtë që t’ia vinim në këmbë dhe duar. Në një moment Leo u ngrit i trembur. I thashë çfarë ke bir i mamit? Asgjë më tha mos ki frikë se asgjë nuk kam. Mos qaj se nuk ka asgjë më tha djali. Më kërkoi të shtrihesha pas tij.

    I thashë është turp të keqen mami se ka njerëz. Mami të lutem shtrihu pas meje më lër të të puth, më puth, më shtrëngo fort po më thoshte djali. U shtriva pas djalit dhe po e përkëdhelja, nuk e dija që po i plotësoja dëshirat e fundit. Nuk zgjati shumë. Bëri një frymëmarrje jo të mirë. I thërrita Leo bir çfarë ke? Më tha nuk mbushem dot me frymë. Lajmërova direkt, nuk erdhi doktoresha por erdhi një infermiere me një matës oksigjeni në dorë. Ia vendosi në dorë dhe matësi nuk punonte në dorën e Leos. Leo kaloi një krizë, i kërcyen sytë përpjetë. Në atë moment kemi thirrur si të marrë.

    Një zotëri ka ardhur nga një dhomë tjetër, na nxorrën me dhunë jashtë mua dhe tim vëlla. Kur më pa vëllai që po ulërija hyri me forcë. Një zotëri tjetër mori bombolën e oksigjenit, e vendosën aty dhe vetëm i thërrisnin Leo shtrëngo dajën, Leo mendo për mamin. I luteshim të bëhej i fortë, por Leon ma kishin shkatërruar, ma neglizhuan”, ka rrëfyer ajo.

    leo sadiku qsut te fundit
    Previous ArticleEdukatorja në Tiranë dh*non të m*turin, dalin pamjet e momentit kur ajo e qëIIon me shuplakë!
    Next Article E fundit: Aksident i rëndë në Tiranë, makina përfundon në trotuar, pIagosen disa këmbësor…
    Të Fundit

    Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy persona të lënduar

    July 12, 2025

    Ngjarje trondutëse! Burri gjendet pa jetë brenda në makinë

    July 12, 2025

    Sa keq! Ajka feston ditëlindjen, por jo me prindërit e bashkë, ja cfarë ndodhi mes Besit dhe Xhensilës

    July 12, 2025
    Tv Show

    Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë javëve në vijim, ja ku duhet të fokusoheni

    July 12, 2025

    Horoskopi javor (14 – 20 korrik 2025)

    July 12, 2025

    Shpërthen bombula e gazit, një i plagosur

    July 12, 2025
    Horoskopi

    Sfida, probleme familjare dhe thyrje zemrash… Chrysanthi Kalogeri flet per jave te ‘FRIKSHME’!

    July 11, 2025

    Lëvizje energjish të forta për këto 3 shenja këtë fundjavë! Ja cfarë parashikojnë yjet

    July 11, 2025

    ‘Një 4 ditësh i fuqishëm, me rikthime të forta…’ Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë!

    July 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.