Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Vr*sja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari! Autori konf*ktohej me vikt*mën prej më shumë se 1 viti, si ndodhi kr*mi.

    0
    By admin on August 15, 2025 TvShow

    Konflikti mes autorit të krimit në Maliq, Enedio Guri dhe viktimës Eraldo Xhejo, kishte nisur që prej 1 viti.

    Burime për News24 bëjnë me dije sherri mes dy adoleshentëve ka rrënjë prej një viti dhe se ngjarja fatale që tronditi Maliqin dje vjen si rezultat i konfrontimeve të dy adoleshentëve prej një viti.

    Raportohet se familjarët e autorit të dyshuar të krimit janë larguar për arsye sigurie, ndërsa babai dhe xhaxhai i adoleshentit, Edison e Roland Guri, 44 vjeç, ndodhen pas hekurave pasi fshehën thikën, me të cilin u krye krimi.

    Gjithashtu edhe lokali ku ndodhi ngjarja, pavarësisht pse kanë përfunduar veprimet hetimore të kqyrjes së vendit të ngjarjes, sot ka qene i mbyllur.

    Enedio Guri, i cili goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, 14-vjeçarin Erald Xhejo raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor.

    Pritet që sot (15 Gusht), në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.Sipas raportit të ekspertizēs mjeko-ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër.

    Pas krimit, autori ka tentuar të largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur duke penguar hetimet.

    Mësohet se viktima dhe bashkëmoshatari i tij janë takuar rastësisht ditën e djeshme (14 Gusht) në loklalin e fshatit Pirg.

    Të dy adoleshentët kanë qënë të shoqëruar nga shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

    Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje, i cili ka nisur me fjalë “pse më shikon?” që çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte.

    Policia ka arrestuar 8 persona lidhur me vrasjen e Erald Xhejos, 14 vjeçarit i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, krimi ndodhur ditën e djeshme në fshatin Pirg të Maliqit.

    Në pranga e policisë kanë rënë autori i ngjarjes, i cili raportohet se pas krimit tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet.

    Të arrestuar janë gjithashtu babai i tij Edison Guri, 44 vjeç dhe xhaxhai i tij Roland Guri, 44 vjeç, pasi fshehën thikën, me të cilin u krye krimi;
    Gjithashtu u arrestua Flori Çela, 34-vjeç, i pranishëm gjatë konfliktit dhe tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

    Blutë vendosën në pranga edhe 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës.

    Ndërkohë policia sekuestroi thikën me të cilën u krye krimi, automjetin me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit si edhe 5 celularë.

    Njoftimi:

    Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.
    Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:
    -14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
    -babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
    -4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
    -një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
    Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.
    Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

    -shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
    -shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
    -4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
    -shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    kishte përfunduar klasën e 8 dhe konfliktohej me Xhejon prej më shiumë se 1 viti

    Previous ArticleTr*nditëse! Mbytet një person në det, dalin detajet e para
    Next Article Ngjarje e rëndë! U rrëzua në kanion, humb jetën 56 vjecari!
    Të Fundit

    Djali i tyre i mori jetën 14 vjecarit, familjarët e autorit braktisin shtëpinë! I frikësohen h*kmarrjes

    August 15, 2025

    A do kemi më ditë për plazh? Meteorologia e njohur jep lajmin e papritur, ja cfarë do ndodh!

    August 15, 2025

    Ngjarje e rëndë! U rrëzua në kanion, humb jetën 56 vjecari!

    August 15, 2025
    Tv Show

    Iku i nxehti ekstrem, ja kur freskohet moti: Mund të ketë edhe reshje shiu

    August 15, 2025

    Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin/ Ja epiqendra dhe magnituda

    August 15, 2025

    Zbardhen rolet e familjarëve në vr*sjen e 14-vjeçarit: Xhaxhai pastroi thikën, ndërsa babai…

    August 15, 2025
    Horoskopi

    ‘Një hije e zezë dp ju…’ E Premte e trishtueshme, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    Gati për t’iu ndryshuar jeta! Këto 5 shenja të horoskopit do përballen me të papriturat javën e ardhshme!

    August 14, 2025

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Doktoresha tregon arsyen:’Pse zgjoheni gjithmonë në orën 3 të mëngjesit?’

    May 31, 2025

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.