Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Del fotoja! Ja kush është Kejsi që dyshohet që i mori jetën Antonios 18 vjecar, 7 vite më parë!

    0
    By admin on April 29, 2025 Të Fundit

    Shtatë vite pas një ngjarjeje që tronditi Voskopojën, është zbardhur e vërteta pas vdekjes së 18-vjeçarit Antonio Karaifili, i cili u gjet i varur në një pishë në qershor të vitit 2018.

    Asokohe, rasti u klasifikua si vetëvrasje, por familjarët ngritën që në fillim dyshime të forta, sidomos ndaj të fejuarës së tij, Kejsi Spahillari.

    Sot, hetimet kanë nxjerrë në dritë një skenar makabër: Kejsi Spahillari, atëherë adoleshente, kishte krijuar një lidhje të fshehtë me 65-vjeçarin Rexhep Vathi.

    Sipas dosjes hetimore, Antonio kishte zbuluar të dashurit në flagrancë, çka besohet se u bë shkak që dyshja të ndërmerrte aktin ekstrem — vrasjen e tij, duke e inskenuar më pas si vetëvrasje.

    Detajet janë tronditëse: Spahillari ka qenë ajo që ka lajmëruar të afërmit e të ndjerit, duke u treguar me saktësi vendin ku ndodhej trupi, pa pasur zyrtarisht asnjë informacion paraprak.

    Më tej, analiza e trupit të viktimës nuk zbuloi asnjë gjurmë kontakti me pishën, duke përforcuar dyshimet se ai ishte varur artificialisht. Gjurmë ADN-je të Rexhep Vathit janë gjetur gjithashtu në çarçafët e banesës së Kejsit.

    Ndërkohë që Vathi i dha fund jetës në gusht të vitit 2024, Kejsi  sot ndodhet në Kanada, ku ka krijuar familje të re. Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën “arrest me burg” në mungesë dhe pritet që autoritetet të kërkojnë ekstradimin e saj.

    Një krim pasioni, i maskuar si vetëvrasje, që tani kërkon drejtësi pas shtatë vitesh heshtje dhe dyshimesh.

    antonio karafili kejsi Spahillari
    Previous ArticleDel fotoja/ Kjo është Kejsi Spahillari që vr*u të fejuarin në bashkëpunim me të dashurin 65-vjeçar
    Next Article ‘Me dhimbje të madhe ju njoftojë se…’ Ish banori i BBVK ndanë me ne lajmin e hidhur! Humb jetën një familjar i tij
    Të Fundit

    Përgj*ket e Diela! Aksident me vd*kje në vend, humb jetën ky person!

    July 6, 2025

    E Hëna me temperatura të larta! Ja cilat do jenë qytetet më të nxehta

    July 6, 2025

    Me shpejtësi skëterrë/ Aksident i rëndë në vend, 2 persona lëndohen rëndë

    July 6, 2025
    Tv Show

    Pas ndarjes nga Jozi, Loredana drejt një lidhje me…

    July 6, 2025

    Aksident me vd*kje, makina del nga rruga! Humb j*tën një person, detajet e para…

    July 6, 2025

    “Pa dashurinë, nuk bëj asgjë!”- Grida Duma flet si kurrë më parë: Kam sakrifikuar shumë

    July 6, 2025
    Horoskopi

    ‘Kujdes në hapin që do hidhni këtë pasdite…’ Ja cfarë kanë rezervuar yjet për këto shenja!

    July 6, 2025

    Një e Diel e pazakontë! Yjet paralajmërojnë ‘Mos dilni nga shtëpia se do…’

    July 5, 2025

    Bëni kujdes të madh nga këto shenja! Mbahen si më tradhëtarët e horoskopit, ja cilat…

    July 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.