Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    I ftohti ka mbërthyer vendin, Hakil Osmani flet për ndryshimin që do ndodh në fundjavë me temperaturat në vend!

    0
    By admin on January 13, 2025 Të Fundit

    Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, duke theksuar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta në të gjithë territorin shqiptar.

     

    “Ajo çfarë do të jetë më problematike gjatë kësaj jave janë temperaturat e ajrit. Do të jenë mjaft të ulta në territorin tonë, duke bërë që në verilindje, të paktën deri ditën e mërkurë, vlerat minimale të zbresin deri në -10 gradë Celsius. Ndërsa në zonat malore të juglindjes, temperaturat mund të arrijnë deri në -8 gradë Celsius”, tha Osmani.

    Ai shtoi për Euronews se në ultësirën perëndimore, do të ketë gjithashtu temperatura të ulëta gjatë orëve të para të mëngjesit, ku minimumet do të jenë nga -1 deri në 5 gradë Celsius.

    Përsa i përket mesditës të së hënës, Osmani theksoi se temperatura maksimale nuk do të kalojë 9 gradë Celsius në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë temperatura rreth 0 apo -1 gradë Celsius.

    “Në ditët në vazhdim, do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë në fundjavë”, shtoi ai.

    Meteorologu paralajmëroi gjithashtu mundësinë e ngricave në aksidentet rrugore, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.

    “Por nuk përjashtohet mundësia e ngricave edhe në zonat e tjera gjatë orëve të natës”, theksoi ai.

    Duke folur për erën, Osmani njoftoi se do të ketë erë me shpejtësi deri në 65 km në orë, kryesisht nga drejtimi verilindor, e cila do të kontribuojë në ndjesinë e temperaturave më të ftohta.

    “Megjithatë, më e keqja ka kaluar dhe reshjet do të dobësohen gjatë ditëve në vazhdim”, përfundoi ai.

     

    hakil osmani Moti shqiperi
    Previous Article“Nuk e prisja…”,Efi Dhedhes habit rrjetin me deklaratën e saj për Gerta Gixharin…
    Next Article ‘Më është bërë padrejtësi nga BBVK…’ Shqipe Hysenaj dëshiron të hyjë në BBVA si Gjesti?
    Të Fundit

    Një e Diel e pazakontë! Yjet paralajmërojnë ‘Mos dilni nga shtëpia se do…’

    July 5, 2025

    Bëni kujdes të madh nga këto shenja! Mbahen si më tradhëtarët e horoskopit, ja cilat…

    July 5, 2025

    Rudina feston ditëlindjen, Mark Frroku i bënë surprizën që nuk e priste askush!

    July 5, 2025
    Tv Show

    “Udhëtoi gjithë natën…”/ Rudina Dembacaj festoi ditëlindjen, ja si e surprizoi Marku…

    July 5, 2025

    Aksident i rëndë/ Automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha…

    July 5, 2025

    Horoskopi i Paolo Fox për sot, e shtunë 5 korrik 2025: Parashikimet për të gjitha shenjat

    July 5, 2025
    Horoskopi

    Një e Diel e pazakontë! Yjet paralajmërojnë ‘Mos dilni nga shtëpia se do…’

    July 5, 2025

    Bëni kujdes të madh nga këto shenja! Mbahen si më tradhëtarët e horoskopit, ja cilat…

    July 5, 2025

    ‘Një ditë e ndritur për ju…’ Paolo Fox ngre në ajër këtë shenjë, por ‘TMERRON’ disa të tjera!

    July 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj

    April 30, 2025

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    May 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.