Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Dhimbje dhe humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur shqiptar

    0
    By admin on May 4, 2025 Të Fundit

    Ka nderruar jete ne moshen 75 vjeçare, një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala.

    Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

    Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi. Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.

    Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore. Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

    Ai u angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme. Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim. Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj.

    Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”. Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.

    Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

    Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

    Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.

    Eduart Çala vdekje
    Previous Article‘Turp! Boll më se po…’ po zien rrjeti nga lajmet, reagon motra e Gjestit!
    Next Article Lajmi Zl! U qëIIua me a*më dje, 24 vjecari nuk arriti të mbijetonte, ndërron jetë në spital
    Të Fundit

    Një e Diel e pazakontë! Yjet paralajmërojnë ‘Mos dilni nga shtëpia se do…’

    July 5, 2025

    Bëni kujdes të madh nga këto shenja! Mbahen si më tradhëtarët e horoskopit, ja cilat…

    July 5, 2025

    Rudina feston ditëlindjen, Mark Frroku i bënë surprizën që nuk e priste askush!

    July 5, 2025
    Tv Show

    “Udhëtoi gjithë natën…”/ Rudina Dembacaj festoi ditëlindjen, ja si e surprizoi Marku…

    July 5, 2025

    Aksident i rëndë/ Automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha…

    July 5, 2025

    Horoskopi i Paolo Fox për sot, e shtunë 5 korrik 2025: Parashikimet për të gjitha shenjat

    July 5, 2025
    Horoskopi

    Një e Diel e pazakontë! Yjet paralajmërojnë ‘Mos dilni nga shtëpia se do…’

    July 5, 2025

    Bëni kujdes të madh nga këto shenja! Mbahen si më tradhëtarët e horoskopit, ja cilat…

    July 5, 2025

    ‘Një ditë e ndritur për ju…’ Paolo Fox ngre në ajër këtë shenjë, por ‘TMERRON’ disa të tjera!

    July 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    May 2, 2025

    Doktoresha tregon arsyen:’Pse zgjoheni gjithmonë në orën 3 të mëngjesit?’

    May 31, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.