Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    “Prita gjithë natën te dera e spitalit që të dilje gjallë” Beti Njuma përlot, zbulon momentet e fundit të Artan Lames:

    0
    By admin on May 22, 2025 TvShow

    Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë.

     

    Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti këtë mëngjes

     

    nga Gjermania, pasi prisnin ashtu si herën e parë se ai do të kthehej, ama zemra këtë herë e tradhtoi.

    Moderatorja Beti Njuma ka bërë një shënim të ndjerë për ikjen e Tan Lames, mikut dhe bashkëpunëtorit të saj në shumë dokumentarë e emisione. Ajo tregon dhe betejën e parë të Lames me zemrën, në vitin 2016, kur ai thoshte se Zoti i kishte dhënë një jetë të dytë.

    “Shumë dhimbje për largimin tënd të parakohshëm nga jeta Tani. Në mars të 2016 pas ndërhyrjes së parë në zemër rendëm në spital dhe e gdhimë duke pritur që t’ia dilje mbanë. Pas operacionit të suksesshëm më the pak a shumë se të ishte dhënë një jetë e dytë”, shkruan Beti Njuma.

    Me një profil që shtrihej mes politikës, publicistikës, historisë dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Artan Lame u kthye në një figurë të respektuar dhe një ndër njerëzit që asnjëherë nuk heshtën atëherë kur duhej folur me ndershmëri dhe pasion për vendin.

    “Ty që gjithçkaje dije t’i jepje jetë, historive, rrëfimeve të së shkuarës, objekteve të vjetra, rraqeve që për këdo mund të ishin hedhurina por për ty sende me vlerë historike dhe njerëzore. Ishe studiuesi i historisë, njeriu që dinte të rrëfente Shqipërinë e vjetër si askush tjetër, koleksionisti i pasionuar që gjithmonë ankohej se nuk kishte më vend në shtëpi për atë pasuri të pashoqe që kishe mbledhur nëpër skuta”, vijon ajo.

    Lexoni shënimin e plotë të Beti Njumës për ikjen e Artan Lames:

    Shumë dhimbje për largimin tënd të parakohshëm nga jeta Tani. Në mars të 2016 pas ndërhyrjes së parë në zemër rendëm në spital dhe e gdhimë duke pritur që t’ia dilje mbanë. Pas operacionit të suksesshëm më the pak a shumë se të ishte dhënë një jetë e dytë! Ty që gjithçkaje dije t’i jepje jetë, historive, rrëfimeve të së shkuarës, objekteve të vjetra, rraqeve që për këdo mund të ishin hedhurina por për ty sende me vlerë historike dhe njerëzore.

    Ishe studiuesi i historisë, njeriu që dinte të rrëfente Shqipërinë e vjetër si askush tjetër, koleksionisti i pasionuar që gjithmonë ankohej se nuk kishte më vend në shtëpi për atë pasuri të pashoqe që kishe mbledhur nëpër skuta. Pulla, foto, kartolina, armë, veshje ushtarake, xhaketa lloj-llojesh dhe një koleksion i çmuar që kishe ëndërr ta ndaje me të tjerët. Si në 2002 kur çele tek Galeria Kombëtare ekspozitën më të bukur me uniformat e shtetit shqiptar.

    Do na mungosh shumë Tani me dijen tënde të pashoqe, që në fakt reshte së ndari me publikun dhe lexuesit e Gazetës Shqip kur nise të merresh me punët e shtetit. Shtetit më të ngatërruar në botë siç thoje me një shprehje që për dreq nuk po me vjen. Do i mungosh jashtëzakonisht Mirelës dhe fëmijëve që kanë fatin të kenë ndarë me ty kujtimet më të bukura që mund të ndajë një baba dhe bashkëshort!

    Kam pasur privilegjin të realizoj disa dokumentarë me ty, udhëtime përmes rrënojave, dokumenteve të arkivit hartave të vjetra, fotografive të zverdhura nga koha, që i gjeje ku të ishin, që i njihje, shpjegoje dhe i sillje me dashuri të pakufishme për trashëgiminë. Ti nuk ishte thjesht një njohës i historisë por një dashnor i saj. Edhe pse sa herë të thoja këto vite pse heshtje, ngrije duart nga pafuqia. Fundja ti e kishe bërë luftën tënde. Tani ishte koha që stafetën ta merrnin të tjerët. Jam e bindur se ke bërë shumë paçka se e keqja është thuajse gjithmonë më e forte se ne.

    Lamtumirë, Tani, me dhimbje dhe lot në sy! Rrëfimet e tua do të jetojnë gjatë – në ekrane, copëra gazetash, në shkrime facebooku, në kujtime, në zemrat tona dhe tek Muzeu i ri, ëndrra jote e madhe që nuk arrite ta shohësh të përuruar. Do të të kujtoj ngahera si mikun e dashur që asnjëherë nuk përtonte të të ndihmonte. Studiuesin plot pasion për të rrëfyer Shqipërinë, si te këto foto shkëputur nga dokumentari ynë i 2006 për Top Story në Top Channel: MISTERET E 28 NËNTORIT!

    Previous ArticleKonfirmoi ndarjen nga Jashari, Hati fejohet me dikë tjetër? Ja fotoja që ngriti dyshime të mëdha
    Next Article Franceska Murati demostron shpullën e famshme që Jozi i dha Gjestit? Rrjeti shpërthen në komente
    Të Fundit

    ‘Ike mami, do na mungosh shumë…’ Lot dhe dhimbje! Vajza e 36 vjecares shqiptare që u vr* nga burri i saj bënë dedikimin prekës!

    August 23, 2025

    Skandal në vend! 51 vjeçari përdh*non mbesën e tij

    August 23, 2025

    Tmerr! Detaje të rënda nga ngjarja tr*nditëse në Greqi, ja si ndodhi vr*sja e 36 vjecares nga i shoqi

    August 23, 2025
    Tv Show

    “Pa mesazhin në telefon”: Zbardhen detaje tronditëse të vr*sjes së shqiptares nga i shoqi…

    August 23, 2025

    Vetëhidhet nga kati i pestë i pallatit/ humb jetën 32-vjeçarja, dyshimet e para….

    August 23, 2025

    Tronditëse/ Mbytet 4-vjeçarja shqiptare, arrestohet nëna e saj

    August 23, 2025
    Horoskopi

    ‘Shumë gjëra të paqarta që do ju trazojnë mendimet!’ Horoskopi për sot, përgadituni për një ditë të vështirë!

    August 23, 2025

    E Premtja me sfida dhe tr*nditje të madhe! Horoskopi për sot, këto shenja duhet të përgaditen domosdoshmërisht

    August 22, 2025

    ‘Një ditë e re, një e premte e mbarë dhe shumë lekë për këto shenja!’ Horoskopi për ditën e nesërme

    August 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    May 1, 2025

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    May 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.