Hilsn

Tragjike! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’: Humb jetën një vajzë, në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i frikshëm që ndodhi rreth mesnatës tek ‘Ura e Dajlanit’ në Durrës.

Nga informacionet më të fundit, mësohet se automjeti tip ‘BMW X5’ ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” nga ura, duke përfunduar rreth 30 metra poshtë, në aksin rrugor nën mbikalim.

Si pasojë e aksidentit, një vajzë ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Identiteti i viktimës dhe i të plagosurit nuk janë bërë ende të ditur.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave nga automjeti thuajse i shkatërruar plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, në një pjesë të Urës së Dajlanit janë kryer punime në njërën korsi, ndërsa rruga ka qenë e pajisur me sinjalistikë dhe tabela paralajmëruese. Ende nuk dihet nëse këto nuk janë dalluar nga drejtuesi i mjetit, duke çuar në një manovër të gabuar, apo nëse në aksident kanë ndikuar rrethana të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.JOQ

×