Tregu i rrobave të përdorua në lagjen “5 Maji” është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.
Siç shihet nga pamjet, flakët janë masive ndërsa shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin janë ende të paqarta.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 30 forca të zjarrfikëses ku po punohet për vënien nën
kontroll të flakëve masive, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.





