Modelja , Bia Khalifa, e cila është pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë të papritur dhe të bujshme.
Ajo shpeshherë ka provokuar me sjelljen dhe veshjen e saj, por këtë herë ka befasuar të gjithë duke përmendur emrin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe duke pretenduar se ka njohje personale me të.
Gjatë një diskutimi, Bia u shpreh me bindje: “Kam shumë informata që kam marrë nga Edi Rama. Kam pasur me të shumë biseda intelektuale.”
Ajo nuk u ndal me kaq, por ndau edhe detaje specifike nga bisedat që pretendon se ka zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare: “Më tha që qyteti i tij i preferuar është Vlora dhe se po rregullon rruga e rrugica”.
Kjo deklaratë e guximshme ka shkaktuar menjëherë habi dhe diskutime si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë mbi vërtetësinë e kësaj njohjeje të pretenduar.





