Hilsn

‘Një problem shëndetësor po më…’ Olta Gixhari shqetëson ndjekësit! Cfarë i ka ndodhur në fytyrë?

Aktorja Olta Gixhari ka nxitur shqetësim dhe kureshtje të madhe te ndjekësit në rrjetet sociale, pasi zbuloi se po kalon një problem shëndetësor, i lidhur me syrin, ndërsa refuzoi të ndajë më shumë detaje.

Aktorja, e cila ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, ka treguar gjithnjë hapur jetën e saj.

Së fundmi, ajo postoi një fotografi të syrit të saj në InstaStory, duke nxitur menjëherë pyetje nga ndjekësit.

E pyetur nga një ndjekës: “Çfarë të ka ndodhur syri?”, Olta Gixhari zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të shkurtër por domethënës.

Ajo shkroi: “Po kaloj një problem shëndetësor. Mos më pyetni më shumë se nuk do flas për këtë gjë.”

Kjo deklaratë ka shtuar kureshtjen dhe shqetësimin në rrjetet sociale mbi gjendjen shëndetësore të aktores.

 

×