Reperja Benita Zena, e cila iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4” mbrëmjen e kaluar, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve, jo vetëm për ndryshimin drastik në pamje, por veçanërisht për buzëqeshjen e saj aspak të zakontë.
Dhëmbët e saj të veshur me gurë të çmuar u bënë menjëherë temë diskutimi brenda shtëpisë.
Ka qenë banori tjetër, Eduard Kuçi (Edi), ai që e ka ngacmuar me ironi lidhur me luksin e saj, duke i thënë: “Pare për diamanta nuk kam. Shyqyr s’e ke marrë atë çantë të shtrenjtë me veti, se isha dalë prej shpisë”.
Por sa kushton realisht kjo “buzëqeshje milionere”? Sipas të dhënave dhe faturës që vetë vlogerja ka zbuluar më parë, kostoja totale e kësaj ndërhyrjeje estetike në dhëmbë kap një shifër marramendëse. Bëhet fjalë për plot 18,000 euro.
Kjo shumë e konsiderueshme tregon qartë stilin e jetesës së banores së re, e cila që në orët e para të qëndrimit në shtëpi ka dëshmuar se nuk kursehet kur bëhet fjalë për imazhin dhe dukjen e saj ekstravagante.





