Hilsn

Joz Marku shfaqet i penduar për shpullën ndaj Gjestit dhe bën deklaratën e papritur

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka shprehur publikisht pendesën e tij për shpullën që i dha ish-banorit tjetër, Gjestit, gjatë momentit të largimit nga shtëpia, duke e cilësuar veprimin si diçka që nuk e bën krenar.

Përplasja fizike mes Jozit dhe Gjestit gjatë një prej spektakleve të “BBVA” shkaktoi reagime të shumta dhe u konsiderua si një nga momentet më të tensionuara të atij edicioni.

Së fundmi, i ftuar në “n’Kosovë Show”, Jozi e adresoi atë ngjarje. Fillimisht, Jozi shprehu ngushëllime për Gjestin, i cili kohët e fundit humbi vëllain tragjikisht në një aksident me motor.
Më pas, ai u shfaq i penduar për veprimin e tij.

I pyetur nëse ndihej keq, Jozi tha: “Patjetër që po. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj apo sqaroj atë se çfarë ndodhi dhe se si ndjehem unë sot. Se ka njerëz që e kanë përjetuar shumë keq përtej ekranit. Shkurt dhe shqip është diçka që nuk më bën aspak krenar.”

Ai shpjegoi se veprimet ishin shkaktuar nga emocionet e mëdha: “Reagimet i kemi të ndryshme, emocionet janë shumë të mëdhaja. Bëjmë gabime, njerëz jemi. Mundesh me gabu.”

Lidhur me reagimin e familjarëve, Jozi zbuloi se edhe ata nuk e kishin pritur mirë këtë veprim: “Nuk e kanë pritur aspak mirë. Betohem janë hyrë në vendin e tij. Kanë menduar sikur të isha unë në vendin e tij. Shumë e rëndë ndjenja.”

Kjo deklaratë shërben si një ndjesë publike e ish-banorit për veprimin e tij dhe ndikimin që pati te publiku.

×