Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram mendimet për të ardhmen e reality show-ve, duke treguar edhe prapaskenat e ftesave që ajo merr çdo vit për të drejtuar projekte të reja televizive.
E pyetur nga një ndjekës nëse do ta shohim sërish në ndonjë reality show në televizion, Arbana u shpreh se çdo vit i vijnë ftesa me idenë për të sjellë “një tjetër ngjitëse si dikur”, por sipas saj, problem mbetet fakti se nuk është ajo që vendos, por produksionet dhe algoritmet që drejtojnë televizionin sot.
Moderatorja theksoi se reality show-t e fundit kanë krijuar më shumë kaos sesa argëtim të pastër dhe se ky zhanër ndodhet në një fazë transformimi. “Kam përshtypjen se reality janë në një periudhë ku më shumë funksionojnë si videogames sesa si shfaqje televizive klasike,” – tha Arbana.
Ajo tregoi edhe një episod nga jeta personale, duke cituar djalin e saj i cili i kishte thënë: “Mami, pse nuk e bën një lojë si Roblox-i në vend të Big Brother-it?”
Në fund, Osmani solli edhe një statistikë të Deloitte, sipas së cilës 53% e brezit Gen Z preferon formatet interaktive të tregimit të historive në krahasim me show-t linearë, duke lënë të kuptohet se ardhmja e televizionit do të jetë krejt ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani.
“Let’s see,” – përfundoi Arbana, duke i lënë hapur të gjitha mundësitë për projektet e saj të ardhshme.