“Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike,
ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç,
dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe.
Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.