Hilsn

Katër tr*pat e familjarëve të shtrirë në tokë/ Dhimbje e madhe, del fotoja e familjes shqiptare që u shua në Itali

Një tragjedi ka goditur Italinë, me një familje shqiptare me katër anëtarë të cilët

kanë humbur jetën pasi janë helmuar nga gazi i monoksidit të karbonit.

Sigurohet fotoja e viktimave Arti Kola, 48 vjeç,

Jonida Kola, 43 vjeçe, djali i tyre, Hajdar, 22 vjeç dhe vajza, Xhesika, më e vogla e familjes, 15 vjeçe, të cilët janë me origjinë nga qarku i Elbasanit.

Mediat italiane raportojnë se sipas autoriteteve, ishte pikërisht vëllai i kryefamiljarit ai që ngriti alarmin, pasi familja nuk po u përgjigjej telefonatave.

Pasi mbërritën në shtëpinë trekatëshe dhe nuk morën përgjigje, ai dhe dy oficerë të karabinierëve hynë me forcë brenda,

ku u përballën me një skenë të rëndë: katër trupat e pajetë të shtrirë në dysheme.