Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    21 vjecarja i g*diti të ëmën me lopatë, 41 vjecari erdhi nga Anglia dhe i vr*u të vëllain! Zbardhen detaje të rënda

    0
    By admin on May 7, 2025 Të Fundit

    Detaje tronditës kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu në Has mesditën e sotme. Autori i krimit Ylber Jaku, prej vitesh jetonte në Angli ndërsa ishte kthyer ditën e sotme, enkas për të ekzekutuar 34-vjeçarin.

    Vrasja sot u regjistrua pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme mes motrës së viktimës, shtetases A.S., 21 -vjeçe dhe prindërve të autorit, A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe

    Motra e viktimës u konfliktua fizikisht duke goditur me lopatë nënën e autorit si dhe lëndoi babain. Të dy u dërguan në spital për mjekim, babai ka dalë nga spitali, ndërsa e moshuara vazhdon të trajtohet.

    Pas këtij konflikti, 41-vjeçari u nis nga Anglia drejt fshatit Pla, ku u fsheh në makinë për disa orë derisa e zuri viktimën në pritë afër banesës dhe e qëlloi me pushkë. Autori i vrasjes u arrestua pak minuta pas krimit, ndërsa në polici është shoqëruar edhe motra e viktimës, e reja 21 vjeçare.

    Konflikti, pohojnë banorët, ka zgjatur prej 20 vitesh, për shkak të pretendimit të pronësisë së një rruge.

    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.

    has te fundit vrasje
    Previous Article‘Unë me atë personin kurrë nuk kam…’ Sara e hoqi nga instagrami, Drilon Rama ‘plas të vërtetën’ mes tyre publikisht!
    Next Article Do ju tronditen zemrat ditën e sotme! Horoskopi për sot, përgadituni për momente të trishta
    Të Fundit

    ‘Artan Lame është gjallë…’ Blendi Fevziu tregon cfarë i tha familja e tij ‘Ndodhet në koma cerebraIe, por ende jeton…’

    May 22, 2025

    Franceska Murati demostron shpullën e famshme që Jozi i dha Gjestit? Rrjeti shpërthen në komente

    May 22, 2025

    Konfirmoi ndarjen nga Jashari, Hati fejohet me dikë tjetër? Ja fotoja që ngriti dyshime të mëdha

    May 22, 2025
    Tv Show

    Befason Blendi Fevzi:Artan Lame nuk ka vd*kur,ai ndodhet ne Gjermani në koma cerebrale…

    May 22, 2025

    “Prita gjithë natën te dera e spitalit që të dilje gjallë” Beti Njuma përlot, zbulon momentet e fundit të Artan Lames:

    May 22, 2025

    Rozana ‘tërbon’ rrjetin, ekspozon gjoksin gjiga…

    May 22, 2025
    Horoskopi

    Do përballeni me atë që nuk e keni pritur, por mos u dorëzoni! Horoskopi për sot, kini kujdes nga njerëzit e afërt!

    May 22, 2025

    A jeni gati të pasuroheni? Këto 3 shenja të horoskopit do i mbushen xhepat plot

    May 21, 2025

    ‘Kujdes, beqarët rrezikojnë të mërziten shumë me…’ Yjet paralajmërojnë si kurrë më parë beqarët!

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave shëndetësore

    April 30, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.