Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    21 vjecarja i g*diti të ëmën me lopatë, 41 vjecari erdhi nga Anglia dhe i vr*u të vëllain! Zbardhen detaje të rënda

    0
    By admin on May 7, 2025 Të Fundit

    Detaje tronditës kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu në Has mesditën e sotme. Autori i krimit Ylber Jaku, prej vitesh jetonte në Angli ndërsa ishte kthyer ditën e sotme, enkas për të ekzekutuar 34-vjeçarin.

    Vrasja sot u regjistrua pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme mes motrës së viktimës, shtetases A.S., 21 -vjeçe dhe prindërve të autorit, A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe

    Motra e viktimës u konfliktua fizikisht duke goditur me lopatë nënën e autorit si dhe lëndoi babain. Të dy u dërguan në spital për mjekim, babai ka dalë nga spitali, ndërsa e moshuara vazhdon të trajtohet.

    Pas këtij konflikti, 41-vjeçari u nis nga Anglia drejt fshatit Pla, ku u fsheh në makinë për disa orë derisa e zuri viktimën në pritë afër banesës dhe e qëlloi me pushkë. Autori i vrasjes u arrestua pak minuta pas krimit, ndërsa në polici është shoqëruar edhe motra e viktimës, e reja 21 vjeçare.

    Konflikti, pohojnë banorët, ka zgjatur prej 20 vitesh, për shkak të pretendimit të pronësisë së një rruge.

    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.

    has te fundit vrasje
    Previous Article‘Unë me atë personin kurrë nuk kam…’ Sara e hoqi nga instagrami, Drilon Rama ‘plas të vërtetën’ mes tyre publikisht!
    Next Article Do ju tronditen zemrat ditën e sotme! Horoskopi për sot, përgadituni për momente të trishta
    Të Fundit

    Aksident tr*nditës në vend! Humb jetën shoferi 29 vjecar, pIagoset pasagjerja

    August 17, 2025

    Ngjarje e paprecedentë! Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

    August 17, 2025

    ‘Erald bir, të qaj sot si për tim bir!’ Reagon e prekur nëna e Martin Canit pas vr*sjes së një tjetër 14 vjecari në vend!

    August 17, 2025
    Tv Show

    Tr*gjedi në vend! ‘Mercedesi’ përplas vajzën e mitur

    August 17, 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 18 Gusht 2025

    August 17, 2025

    LAJM I FUNDIT/ Ditë zie për artin! Ndahet nga jeta aktori i njohur Shqiptar…

    August 17, 2025
    Horoskopi

    Gati për ta shijuar! Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të jetojnë si mbretër deri ne Dhjetor!

    August 16, 2025

    Një mundësi e artë në anën financiare! Meri Shehu jep lajmin e BUJSHEM për këto shenja

    August 16, 2025

    Lot dhe dhimbje për këtë shenjë! Yjet japin lajmin e papritur, dritë jeshile për shenjat e tjera!

    August 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    Vetëm 1 Lugë Sodë Buke Shuan Djegien e Zemrës Brenda Minutash – Ja Si Funksionon Ky Truk i Shpejtë Natyral!

    June 18, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.