Hilsn

Ngjarje e rëndë në vend! Bab e djalë qëIIojnë me cifte pranë banesës së fqinjit, raportohet se…

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në fshatin Trush të Shkodrës ku një 56-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të kërcënuar fqinjin e tyre.

Policia bën me dije se lidhur me këtë ngjarje në pranga ka rënë shtetasi Çekë Malocaj dhe djali i tij 22-vjeçar, Daniel Malocaj, ndërkohë që është shpallur në kërkim djali tjetër i këtij shtetasi, 27-vjeçari me ininciale, E.M.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari së bashku me dy djemtë e tij kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale.

Qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 56-vjeçari dhe djali i tij. Shpallet në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit.

Sekuestrohen 2 armë gjahu çifte, që i kishin me leje. Punohet për gjetjen e armës së zjarrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

×