Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Thyhet heshtja: Për herë të parë Arbana Osmani tregon arsyen se pse iku nga TCH? Moderatorja gjenë mbështetje në TV Klan?

    0
    By admin on April 5, 2025 Të Fundit

    Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun Arbana Osmani mbrëmjen e djeshme bëri një rrëfim frymëzues e të guximshëm.

    Teksa shumë është aluduar për largimin e saj nga Top Channel. ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha të gjitha përgjigjet.

    Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.

    Në skenën “X Factor Albania” në Tv Klan, pa pikë filtri dhe me një kurajo të madhe, Arbana e bëri këtë rrëfim

    “2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale.

    Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”

    Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

    “Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova!

    U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

    “Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana Osmani

    alketa vejsiu arbana osmani
    Previous ArticleDrama jashtë kamerave: Përplasje në korridoret e Top-it mes Nedës dhe këtij opinionisti
    Next Article Gjesti i tërbuar ‘Kam 6 muaj që nuk bëj s…’ Ja cfarë i kërkoi ai Eglit! (Video)
    Të Fundit

    Tjetër aksident tronditvs në vend, burrë e grua në gjendje të rëndë nisen me helikopter drejt Traumës!

    July 23, 2025

    E fundit: Mb*tet një grua në Gjirin e Lalzit, dalin detajet e para

    July 23, 2025

    Temperatura ekstremisht të larta! Vala Afrikane ‘godet’ Shqipërinë ‘Te premten termometri do…’

    July 23, 2025
    Tv Show

    “Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar

    July 23, 2025

    Tronditet futbolli, ndërron jetë ish-mbrojtësi i njohur

    July 23, 2025

    Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht, njohje të reja dhe mundësi të mira për të…

    July 23, 2025
    Horoskopi

    Ndarje dhe dashuri të reja, kjo javë do jetë me ndodhi të mëdha për beqarët!

    July 23, 2025

    Gushti i mrekullueshëm për këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe shumë PARA! Ja kush janë të favorizuarat

    July 22, 2025

    ‘Një person i rëndësishëm do ju rikthehet në jetë…’ Yjet do ju surprizojnë për mirë dhe për keq!

    July 22, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    May 2, 2025

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.