Hilsn

Ngjarje e rëndë në Tiranë! Vetëhidhet nga pallati, humb jetën një person.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte dhe ka humbur jetën.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 21:45, në rrugën “Kole Koçi” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

×