Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    “Kapiteni u tha ‘jo’, turistët e shpërfillën. Humbi jetën t’i shpëtonte”- Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër…

    0
    By admin on July 9, 2025 TvShow

    Kokëfortësia dhe aventura që donin të ndjenin turistët e huaj i ka kushtuar jetën kapitenit të anijes, Arben Anamali.

    51-vjeçari u zhyt dje në ujërat e liqenit të Shkodrës për të shpëtuar turistët që kishte marrë me vete në barkën e tij për të parë panoramën, por nuk e dinte që nuk do të shpëtonte dot jetën e tij.

    Si ndodhi e gjithë ngjarja?

    Arben Anamali kishte dalë me anijen “Drini” nga Shiroka në drejtim të Zogajve. Sipas “AbcNews”, pasditen e djeshme, teksa lundronin, turistët nga Izraeli i kërkuan që të futeshin në liqen për t’u larë, kërkesë që iu refuzua disa herë nga kapiteni. Anamali i paralajmëroi për rrezikun, por askush nuk e dëgjoi.

    Nga 15 veta që kishte në bord, 5 prej tyre u hodhën për t’u larë edhe pse Anamali i kishte shpjeguar disa herë se ajo që po kërkonin ishte një “aventurë” shumë e rrezikshme për shkak të erës që po frynte. Por nuk e dëgjuan dhe u hodhën!

    Megjithatë nuk ia dolën dot që të qëndronin gjatë dhe për punë minutash kërkuan ndihmë. Në këtë moment, kapiten Arben Anamali ka notuar drejt turistëve, të cilat era e fortë i kishte larguar rreth 50 metra nga anija, ndërsa me vete kishte dhe dy komardare shpëtimi. Njërin grup me 3 persona i ka afruar pranë anijes, e më pas ka shkuar për të marrë edhe 2 turiste të tjera.

    Edhe pse të 4 turistët i ka shpëtuar, vetë nuk ka mundur dot më që t’i afrohet anijes, për shkak se i shteruan fuqitë. Ndaj edhe sot, trupi i tij ende nuk është gjetur edhe pse po kërkohet me polumbarë. Në Shkodër, Arben Anamali njihet si mjeshtër i motorëve të barkave dhe skafeve, por edhe kapiten i licencuar. U punësua nga Bashkia Shkodër me 1 maj të 2024 kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” dhe “Drini”. 51-vjeçari baba i dy fëmijëve djalit 17 dhe vajzës 14 vjeçe, humbi jetën e tij, për të shpëtuar turistët.

    Previous ArticleReshjet i lënë vend vapës përveluese! Ja sa priten të shkojnë temperaturat ditën e nesërme
    Next Article Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme për këto tre shenja të Horoskopit
    Të Fundit

    Reshjet i lënë vend vapës përveluese! Ja sa priten të shkojnë temperaturat ditën e nesërme

    July 9, 2025

    Ngjarje tragjike në familjen Modena! Bab e bir humbin jetën brenda pak orësh!

    July 9, 2025

    ‘Ishte djalë flori, familje e respektueshme…’ E vr*në dhe e hodhën në lumë, flasin të tronditur fqinjët e Renisit

    July 9, 2025
    Tv Show

    Horoskopi DITOR, për nesër e ENJTE 10 KORRIK 2025

    July 9, 2025

    Mevlani bëhet baba për herë të parë? Ky është emri i vecantë qe i ka vendosur vajzës…

    July 9, 2025

    Itali/ Vr*u ish-të dashurën shtatzënë me thi*ë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

    July 9, 2025
    Horoskopi

    Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme për këto tre shenja të Horoskopit

    July 9, 2025

    Gati për t’ju shkëlqyer fati dhe për t’ju mbuluar paraja! Hëna e plotë do u ndryshojë jetën këtyre 3 shenjave

    July 8, 2025

    Një ngjarje familjare do ju prek zemrat/ Parashikimi javor i horoskopit, ja cfarë thotë Meri Shehu!

    July 8, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja. Keni gazra dhe fryrje barku? Ja zgjidhja me vetëm një produkt që ke në shtëpi

    May 3, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.