Hilsn

E dinit? Einxhel Shkira vazhdon ta mbajë rekordin botëror të “Big Brother”!

Einxhel Shkira vijon të mbajë rekordin botëror si banorja më e nominuar ndonjëherë në “Big Brother”, plot 16 herë.

Edhe pse nuk ishte pjesë e spektaklit që nga dita e parë në “BBVA 1”, moderatorja arriti të vendoste këtë rekord, i cili mbetet në fuqi deri më sot.

Gjatë sezonit të fundit të Big Brother VIP Albania qarkulloi lajmi se Gerta Gixhari e theu rekordin e Shkirës, megjithatë, kjo nuk është llogaritur nga patenta e këtij reality show pasi Gixhari përfundoi në nominim të përhershëm për shkak të një vendimi nga “Vëllai i madh” dhe jo prej konkurrentëve të tjerë.

Pavarësisht nominimeve të shumta, Shkira arriti të qëndrojë gjatë në shtëpi dhe të shkonte deri në finale, duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuara të formatit.

×