Hilsn

E mitura 14-vjeçe ndërmerr veprimin e rende,Shoqeria i thoshte:‘Babin e ke në burg,ti je fshatare,mamin ta morën…

Një ngjarje shqetësuese është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në qytetin e Korçës, ku një vajzë e mitur, rreth 14 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 15:20, dhe e mitura aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Në një deklaratë jashtë kamerave për redaksinë, nëna e vajzës, rrëfen se familja e saj ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga konflikte në lagje dhe bullizime ndaj vajzave të saj.

Ajo tregon:

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Para dy ditësh, një vajzë e goditi çupën në kurriz. I thashë të mos i bezdisin më. Sot, e njëjta vajzë shkoi prapë ta godasë çupën time. Më goditi dhe mua në stomak. Mua më morën në polici. Kur isha në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. E tallnin fëmijët në lagje, i thoshin ‘mamin ta morën në polici, jeni fshatarë’. Merrni masa, se nuk më lënë rehat.”

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një përfundim zyrtar lidhur me motivin e ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë.

×