“Këto janë rastet më të vështira që unë e kam të vështirë t’i transmetoj.”
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili. Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…
Cilat janë disa nga rastet e tradhtisë që ke zbuluar që të kanë tronditur më shumë?
Për sa i përket tradhtive që mua më shokojnë dhe që unë them se ky është fundi i botës, është që bashkëshorti mund të shkojë me kunatën, me nusen e vëllait apo me motrën e gruas, ose rasti i kundërt ku tradhton gruaja. Këto janë raste që unë kam hasur shumë dhe janë raste shumë dramatike për mua. Që të shkojë deri këtu një tradhti, unë nuk e di se ku po jetojmë. Janë raste shumë sensitive, që dhe unë e kam të vështirë ta transmetoj të vërtetën, sepse është rast brenda familjes dhe mund të ndodhë dhe diçka jo e hijshme. Dhe unë e kam vërtet të vështirë, kur unë e marr vesh të vërtetën dhe e zbuloj, e kam të vështirë ta transmetoj tek klienti im, sepse është diçka brenda familjes.
Të ka ndodhur ndonjëherë të zbulosh që gruaja e tradhton burrin me vjehrrin?
Me vjehrrin jo, me kunatin po, me vëllain e burrit. Këto janë rastet më të vështira që unë e kam të vështirë t’i transmetoj. Nuk di se si t’ia transmetoj. Këtë do e them për herë të parë, ka raste dhe që nuk e kam transmetuar. Duke parë dhe njerëzit se si janë, që mund të shkonin dhe tek ndonjë ndodhi fatale brenda familjes, nuk e kam transmetuar. Këto janë rastet më të vështira që unë has në punën time. Është shumë e rëndë.
Kishin diferencë të madhe në moshë, gruaja me kunatin?
Deri diku.
Ishin familje me një status të mirë ekonomik?
Familje që janë në rrethina dhe familje të mëdha, që jetojnë të gjithë bashkë. Kemi shumë nëpër rrethe që jetojnë me vjerrin, kunatin, jetojnë 2-3 kurora në shtëpi.
Tek familjet e pasura apo familjet e varfra ndodhin më shumë perversitetet?
Tek familjet me një ekonomi mesatare. Nëpër rrethe, që ndodhin këto brenda familjes.





