Hilsn

‘Kam patur një lidhje, u ndamë sepse…’ Selin SHTANG me arsyen e ndarjes nga ishi i saj

Një nga situatat më të komentuara në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 5″

është raporti i Mirit me Selin, ku ndonëse ata e quajnë njëri-tjetrin si “babë e bijë”, banorët dhe publiku mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë.

Ajo çfarë gjykohet më shumë është fakti se Miri është një burrë i martuar,

por gjestet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që të gjithë të mendojnë se mes tyre po zhvillohen ndjenja.

Mbrëmjen e djeshme pas prime-t, Selin ka biseduar me Mateon dhe ka treguar për ish-lidhjen e saj dhe të vetmen që ka pasur.

Një lidhje, e cila ka zgjatur 2 vite e gjysmë dhe përfundoi për shkak se nuk përshtateshin më me njëri-tjetrin.

Selin: “Kam pasur një lidhje 2 vite e gjysmë, isha 19 vjeçe dhe 21 jam ndarë.

Isha e vogël dhe po kuptoja që sa më shumë po rritesha, po bëhesha versioni më i mirë i vetes sime, ndërkohë që ai ishte

27 vjeç dhe nuk ishte personi që më përshtatej plus që kur fillon edhe të ndërhyn mënyra si jeton, karriera.

Në parim më suportonte, po thellë-thellë komentohej çdo gjë.

U ndava vonë se mendova se do ndryshonte, po varja, ka edhe më keq.”

Publiku është mjaft kurioz se si do vazhdojë raporti i saj me Mirin në “BBV5”.

×