Hilsn

Tragj*di në Luksemburg, 3 nga 5 vikt*mat e aksidentit rrugor janë djem Shqiptarë…

Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë shqiptarë të Kosovës.

Kështu ka treguar komshiu i familjarëve të të ndjerëve, Rezart Dini, i cili me lejen e familjarëve ka rrëfyer detajet e këtij aksidenti që mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj këta dy të fundit vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.

Ai ka treguar se tre të rinjtë ishin rrugës për në qytet për ta festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt.

Ai ka thënë se policia po vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit i cili ka tronditur mbarë vendin.

“Janë përplasur me një kamion, dhe nga flakët janë djegur së gjalli. Trupat nuk njihen më. Janë ndarë në disa pjesë. Nuk ka pasur shenja frenimi. Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes”, ka thënë Rezart Dini.

Lajmi për vdekjen e tre të rinjve tashmë është publikuar edhe nga familjarët, duke treguar se ata humbën jetën në mënyrë tragjike.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg, aksidentalisht humbën jetën tre engjëj, Uka dhe Ujkani, dhe Edonik Kastrati. Allahu ju shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar daja i vëllezërve Bajraktaraj në Facebook.

Shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.

Një numër i madh ekipesh emergjence u mobilizuan, përfshirë disa autoambulanca, zjarrfikës nga zonat përreth, një helikopter shpëtimi ajror dhe një mjek urgjence. Njësia për mbështetje psikologjike e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (CGDIS) ishte gjithashtu e pranishme.

×