Hilsn

Nuk arriti t’ia dilte dot! U aksidentua me makinë, humb jetën i riu në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e 7 shtatorit në fshatin Zdrajsh të Librazhdit ku i lënduar mbeti shoferi Esat Xherri 30 vjeç.

Esat Xherri ka ndërruar jetën ditën e sotme tek spitali i Traumës duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Automjeti që drejtohej nga 30-vjeçari doli nga rruga në një kthesë të fortë teksa ishte me shpejtësi ta lartë. Esat Xherri humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë u rrokullis rreth 100 metra në një terren të thepisur.

×