Hilsn

Dh*nuan blogeren e njohur, Gjykata merrr vendimin drastik për motrat Berisha!

Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën,

vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën

u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024.

Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet. Ajo u godit me sende të forta për motive banale.

×