Pas spekulimeve të shumta për një mungesë të mundshme të edicionit të ri, ka ardhur konfirmimi zyrtar se “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në muajin dhjetor, nën drejtimin e Ledion Liços, ndërsa bashkëshortja e tij, Sara Hoxha, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.
Lajmi për nisjen e edicionit të ri, i cili tradicionalisht sjell interes të madh, u konfirmua nga faqja zyrtare e reality show-t në Instagram.
Sara Hoxha, pas zërave të fundit për një krizë të mundshme mes saj dhe Ledionit, ka ripostuar në InstaStory videon zyrtare të “Big Brother VIP Albania”, ku shfaqet syri simbol i formatit, duke treguar mbështetjen e saj.
Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos e shoqërojë postimin me asnjë shkrim apo koment, duke ruajtur heshtjen rreth detajeve. Ledion Liço, gjithashtu, e ripostoi njoftimin në llogarinë e tij.
Ky veprim i Sara Hoxhës, megjithëse i heshtur, shërben si një konfirmim i qartë i mbështetjes së saj ndaj Ledionit, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm të tij nga formati.






