Situata në qytetin e Durrësit është rënduar ndjeshëm si pasojë e reshjeve intensive të shiut, të cilat kanë përfshirë edhe autostradën.
Një familje nga zona e ish-Kënetës është evakuuar dhe është sistemuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit,
pasi banesa e saj u përmbyt nga uji.
Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, bëri të ditur se edhe hidrovoret janë
në funksionim të plotë, situata mbetet problematike në disa zona të qytetit. Ai rekomandoi shmangien e lëvizjeve deri në përmirësimin të situatës.
Gjendja paraqitet e rënduar edhe në autostradën Durrës-Tiranë,
ku disa automjete kanë mbetur të fikura për shkak të nivelit të lartë të ujit në segmente të caktuara të këtij aksi.
Sipas autoriteteve vendore, intensiteti i reshjeve ishte i paparashikuar, pasi parashikimet meteorologjike flisnin për reshje mesatare gjatë ditës së sotme në Durrës.





