Historia mes Brikenës dhe Mateos në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka marrë një kthesë të re dhe mjaft serioze pas diskutimeve në puntatën e sotme të “Fan Club”.
Prej ditësh, Mateo është shprehur se mes tyre ka pasur një lidhje, ndërsa Brikena e ka mohuar kategorikisht, duke e reduktuar gjithçka në disa mesazhe.
Megjithatë, Mateo kishte lënë të kuptohej se shkëputja erdhi për shkak të “ndërhyrjes së personave të tjerë”.
Sot, në “Fan Club”, është diskutuar një koment që po qarkullon gjerësisht në rrjet, i cili pretendon se arsyeja e vërtetë e ndarjes ishte fakti se familja e Brikenës nuk e pranonte besimin fetar të Mateos.
Në studio ishte e pranishme motra e Mateos, e cila reagoi lidhur me këtë hipotezë delikate, duke dhënë një mesazh të qartë kundër paragjykimeve.
“Do më vinte shumë keq nëse në ditën e sotme refuzohet një mashkull ose një femër vetëm nga besimi fetar,” u shpreh ajo, duke lënë të hapur mundësinë që ky detaj të ketë qenë pengesa reale e romancës së tyre.





