Hilsn

Rama merr vendimin e papritur për plazhet në Ksamil ‘S’do të jenë më…’

Kryeministri Edi Rama u ndal te “plazhet e dhunuara” siç i quajti ai zonat e Ksamilit dhe Dhërmiut.

Në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, ai deklaroi se Ksamili, një ndër plazhet më të bukur në botë, ra pre e injorantëve me çmime që dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar.

Ai u zotua se Ksamili do të jetë plazh publik dhe se do të hiqet nga duart e privatëve. Rama shtoi se turizmi i luksit bëhet duke kthyer natyrën dhe bukuritë e saj në asete.

“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë

Apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve.

Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. Tjetër element është edhe tallavaja e beach-bareve, që streson gjithë dynjanë. Ne do ndalojmë muzikë në beach- bare. Muzika do jetë në kohën kur bëhet plazh.

Kush do të ofrojë muzikë mund të ndërtojë në zona të tjera, ku nuk është gjithë qyteti që duhet të dëgjojë jehonën.

Hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh që kemi e duhet ta ruajmë si sytë e ballit, luksi i Shqipërisë është bukuria dhe tradita e vet. Bukuritë e natyrës t’i kthejmë në asete”. – u shpreh Rama.

×