Hilsn

Futbolli në Zl! Humb jetën në mes të fushës futbollisti në moshë shumë të re

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin portugez gjatë një ndeshjeje të Kupës Rajonale në Algarve, ku mbrojtësi i majtë i LGC Moncarapachense, Nassur Bacem, humbi jetën në fushë.

27-vjeçari pësoi një arrest kardiak në minutën e 27-të të sfidës kundër Imortal DC. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore nga stafi i të dyja ekipeve dhe shërbimet e emergjencës, përpjekjet për ta shpëtuar dështuan dhe vdekja u konfirmua në vendngjarje

Bacem kishte nisur karrierën te sektori i të rinjve i Sporting Braga-s dhe më pas kishte luajtur në kampionatet kombëtare portugeze. Humbja e tij ka tronditur komunitetin futbollistik lokal dhe më gjerë.

Klubi LGC Moncarapachense reagoi me një njoftim zyrtar, duke e përshkruar ngjarjen si “trishtim të thellë” dhe duke ftuar tifozët dhe komunitetin e futbollit të qëndrojnë pranë familjes së lojtarit në këtë kohë dhimbjeje.

×