Hilsn

Sfida të tmerrshme dhe probleme të mëdha! Nëntori vjen plot telesha për këto shenja

Nga 9 deri më 29 nëntor 2025, planeti i komunikimit do të kthehet në lëvizje retrograde në shigjetar dhe akrep, duke sjellë konfuzion, vonesa dhe tension në sferën profesionale për disa shenja të zodiakut.

Sipas astrologëve Mërkuri retrograd është gati të kthehet dhe, si gjithmonë, pritet të trazojë ujërat e komunikimit dhe planifikimit. Këtë herë, ndikimi i tij do të ndihet më fort në punë dhe në marrëdhëniet profesionale, sidomos për tre shenja që do të testohen më shumë se të tjerat: Binjakët, Shigjetarët dhe Akrepët.

Binjakët

Për binjakët, të sunduar nga vetë Mërkuri, kjo periudhë është si një provë kozmike. Aftësitë e tyre natyrore për komunikim dhe bashkëpunim do të duken sikur nuk funksionojnë më si më parë. Mesazhet mbeten pa përgjigje, keqkuptimet shtohen dhe çdo diskutim pune kthehet në konfuzion.

Astrologët këshillojnë binjakët të mos reagojnë me impuls, por të vëzhgojnë dhe të analizojnë. Nga dhjetori, gjithçka do të fillojë të qartësohet dhe çdo vonesë do të ketë pasur një arsye.

Shigjetari

Me mërkurin retrograd në vetë shenjën e tyre, shigjetarët do të ndiejnë presion më të fortë. Nevoja e tyre për liri dhe përparim do të përplaset me pengesa dhe vonesa në projekte. Universi, megjithatë, u dërgon një mesazh të qartë: është koha për të rishikuar qëllimet dhe prioritetet profesionale.

Dhjetori do të sjellë qartësi dhe një fillim të ri për ata që do të reflektojnë thellë gjatë këtij muaji.

Akrepi

Akrepat do ta përjetojnë këtë retrograd më intensivisht, pasi mërkuri kalon edhe në shenjën e tyre. Çfarë ka qenë e qëndrueshme deri tani, mund të fillojë të lëkundet, qoftë një kontratë, partneritet apo rol profesional. Tensionet dhe pasiguritë në grup apo në marrëdhënie pune mund të testojnë durimin e tyre.

Por për ata që mësojnë të heqin dorë nga nevoja për kontroll dhe t’i besojnë intuitës, fundi i muajit do të sjellë stabilitet dhe mundësi për një bazë të re, më të fortë se më parë.

 

×