Hilsn

E tmerrshme! Ky ishte fustani ‘i hapur’ që nusja 19 vjecare i dha fund jetës për shkak të kritikave të vjehrrëve

Pas tragjedisë së ndodhur në Azerbajxhan, ku 19-vjeçarja Lyaman Mammadli vrau veten për shkak të kritikave të familjes së bashkëshortit mbi veshjen e saj, është publikuar videoja që tregon fustanin e nuses që shkaktoi sherrin fatal.

Lyaman Mammadli i dha fund jetës pasi vjehrrit e quajtën fustanin e saj të dasmës “tepër zbulues” dhe “turp”. Babai i saj, Murad Bayramov, konfirmoi se ajo ishte shkatërruar emocionalisht nga kritikat dhe bullizmi.

Videoja e publikuar tregon fustanin, i cili është një model tradicional nusërie, me shpatullat e zbuluara.

Fustani, i cili sipas familjes së nuses ishte “një fustan normal” që veshin shumë nuse, u bë shkak i sherrit që vazhdoi për dy ditë, duke çuar në aktin ekstrem të vetëvrasjes.

Publikimi i pamjeve tregon qartë se gjykimi i ashpër i familjes së dhëndrit shkaktoi tragjedinë, duke theksuar presionin social ndaj grave, pavarësisht faktit që fustani ishte i përshtatshëm.

 

 

×