Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Procesi po vijon me shpejtësi! Dalin të dhënat e reja: PS triumfon, PD pëson ulje drastike!

    0
    By admin on May 12, 2025 Të Fundit

    PS rritje në të gjithë vendin dhe sipas rezultateve deri më tani merr fitoren me 82 mandate.

     

    PD me aleatët rënie drastike, nga 63 mandate zbresin në 52 mandate. PS përmbys rezultatin në Dibër (3 mandate). Në Elbasan PS merr 2 mandate plus dhe shkon në 10. Në Fier, PS shkon nga 9 në 12. PS rritje edhe në Tiranë me 1 mandat, Berisha humb 3 mandate në kryeqytet.

    TIRANË- Vijon prej orësh procesi i numërimit të votave në për zgjedhjet e 11 majit dhe rezultatet parapake tregojnë se shqiptarët i kanë besuar sërish kryeministrit Edi Rama një mandat të katërt. Procesi i votimit që vijon prej orësh, tregon se Edi Rama po vijon i sigurt drejt mandatit të katërt me 52.5% të votave, që deri më tani përkthehet në 82 mandate. Deri më tani janë numëruar 68% e Qendrave të Votimit, ose 3578 nga 5225 në total.

    Rezultatet paraprake tregojnë një rënie drastike të PD dhe aleatëve pothuajse në gjithë vendin, madje socialistët kanë përmbysur rezultatin deri më tani edhe në Dibër. Berisha renditet forcë e dytë, me 34.1% të votave ose 52 mandate, nga 63 në vitin 2021 (59 të PD dhe 4 të LSI).

    Partia Socialdemokrate ka marrë 3.6% dhe siguron 3 mandate, njëjtë si në2021. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.6% dhe merr 1 mandat. Partia Mundësia me 2.9%, që i përkthehet në 1 mandat. Po ashtu, edhe Lëvizja Bashkë me 1.3% dhe merr 1 mandat. Forcat e tjera politike: Partia Koalicioni Euroatlantik me 1.2%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.4%, Partia Aleanca Demokracia e Re me 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 0.2% dhe Lëvizja Atdheu me 0.1%.

    Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 117793 vota, ose 48% të totalit të votave të numëruara deri tani, duke siguruar 19 mandate. Në vend të dytë renditet Koalicioni i Berishës me 86137 vota (34.9%) dhe 14 mandate. Një rënie drastike duke humbur kështu 3 mandate dhe zbret nga 17 që kishte në 2021 në vetëm 14 mandate.

    Sipas këtyre rezultateve paraprake, mandate në Tiranë kanë siguruar edhe: Partia Socialdemokrate me 3.4% – 1 mandat, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.1%-1 mandat. Lëvizja Bashkë me 2.7% – 1 mandat.

    Surpriza për socialistët është në Dibër, ku kemi një përmbysje të rezultatit dhe një rritje historike të PS. Partia Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës ka përmbysur rezultatin dhe deri më tani merr 3 mandate me 56.5% të votave. PD zbret nga 3 mandate që kishte në 2021, në vetëm 2 mandate. Përmbyset rezultati edhe në Lezhë në favor të PS. Deri më Tani, PS merr 4 mandate 44.3% të votave, ndërsa PD zbret në 3 mandate me 43.5% të votave.

    Rritja në gjithë vendin, i ka ‘dhurua’r PS 2 mandate plus në qarkun e Elbasanit. Me 61% të votave, PS merr 10 mandate nga 8 që kishte në 2021, ndërkohë PD me aleatët zbresin nga 6 mandate në vetëm 4 me 29% të votave, një rënie me 12% krahasuar me vitin 2021.

    Fitore e thellë për PS edhe në qarkun e Fierit, ku sipas rezultateve PS merr 12 mandate, një fitore e thellë në këtë qark, ku PS në vitin 2021 mbante vetëm 9 mandate. Berisha me aleatët zbresin nga 7 mandate në qarkun e Fierit në 4 mandate me 25.2% të votave, një rënie me 26.6%.

    PS rritet në Shkodër me 1 mandat dhe shkon nga 3 në 4 me 35.5% të votave. Berisha bie edhe në bastionin e tij, ku sipas rezultateve deri më tani humb një mandat dhe shkon nga 6 në 5 mandate me 40.2% të votave. PSD e Tom Doshit ruan 2 mandatet.

    edi rama pd ps sali berisha shqiperi zgjedhjet
    Previous Article‘G0DITI’ me parashikimin për zgjedhjet, Meri Shehu paralajmëron një javë INTENSIVE dhe me surpriza të ‘këqija’!
    Next Article Numërimi drejt përfundimit! Mbi 90% e votave të numëruara, ja diferenca e madhe mes PS-së dhe PD-së.
    Të Fundit

    Aksidente të rënda në vend! 8 makina përfshihen në ngjarje, raportohet për…

    June 20, 2025

    Ish konkurenti i Ferma Vip plas deklaratën B0MB për Big Bastën!

    June 20, 2025

    Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

    June 20, 2025
    Tv Show

    Ndahet nga jeta mjeku që nuk e ndërpreu asnjëherë shërbimin ndaj qytetarëve edhe pse u be Kryebashkiak…

    June 20, 2025

    Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

    June 19, 2025

    Rrjeti po zien/ Ndahet çifti i dashur, Sara dhe Dj Pm?

    June 19, 2025
    Horoskopi

    Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

    June 20, 2025

    Ruani qetësinë, sot do të merrni lajmin e padëshiruar! Partneri/ja po ju tradhëton, ja si do e zbuloni

    June 19, 2025

    A jeni gati për të kaluar verën më ‘TERBUESE’ të jetës? Ja 3 shenjat e horoskopit që do ‘CMENDET’ nga…

    June 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja. Keni gazra dhe fryrje barku? Ja zgjidhja me vetëm një produkt që ke në shtëpi

    May 3, 2025

    Vetëm 1 Lugë Sodë Buke Shuan Djegien e Zemrës Brenda Minutash – Ja Si Funksionon Ky Truk i Shpejtë Natyral!

    June 18, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.