E Ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili. Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…
Të ka ndodhur që të të ketë paguar një grua për të mësuar nëse bashkëshorti i saj është duke e tradhtuar dhe të zbulosh që në fakt nuk po e tradhton me një grua, por me një burrë tjetër?
Në fakt nuk janë raste të shumta që mua më kanë ndodhur dhe unë i kam investiguar dhe ka rezultuar një gjë e tillë, por ka patur raste. Të paktën në gjithë punën që unë kam bërë në gjithë këto vite, më kanë ndodhur 2-3 raste. Por ka një problem me këto lloj tradhtish, që janë pak të kujdesshëm në daljet e tyre dhe është e vështirë për ta kapur mat. Vërtet që është bërë bujë që kanë filluar e dalin hapur, por është pak e vështirë për t’i kapur. Të paktën në ivestigimet e mia, i kanë ato instiktet që ne i kuptojmë personalisht si agjentë, që ka diçka mes këtyre të dyve, por nuk arrijmë dot ta faktojmë. Nuk mund të shkojnë diku hapur, mund të kenë ambientet e tyre, siç mund të jetë një shtëpi apo ambiente shumë private që ne nuk arrijmë dot t’i zbulojmë. Kur ka ardhur një bashkëshorte në zyrën time, ajo ka ardhur sepse e ka ditur, ka kapur mesazhe në telefon, mesazhe të tipit që ka diçka midis këtyre edhe pse justifikimi ka qenë ‘është shok, jemi miq’, por nuk ka pasur një provë për ta faktuar dhe ka kërkuar ndihmën tonë. Por dhe e kemi pasur goxha të vështirë për t’i kapur, sepse kanë ato ambientet e tyre shumë private.
Në ambiente publike ata janë miq, pihet kafja dhe haet dreka siç mund të rrinë dhe flasin dy miq, por njëra palë mund të ketë shtëpi ku mund të shkojnë.
Kush është më e rëndë për gratë, të zbulojnë që burri po i tradhton me një grua tjetër apo me një burrë?
Më e rëndë është kjo, të paktën në opinionin tonë. Është e rëndë. Për një grua bëhet më shumë xheloze, por pjesa që të tradhtojë me një burrë, ndërkohë që ka krijuar një familje dhe të ketë pëlqime ndaj gjinisë tjetër, është pak e vështirë për gruan. E përjetojnë keq. Është për t’u përjetuar keq, është e pabesueshme. Nëse ti ke pëlqime ndaj gjinisë së njëjtë, mos u marto, mos krijo familje.
A ndahen nga burrat e tyre këto gra që kanë zbuluar këtë lloj tradhtie?
Një rast që është vërtetuar, kanë shkuar në ndarje.





