Ditën e sotme është publikuar fotografia e Albert Togut, i riu i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës,
9 ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
I riu që shikoni në foto është Albert Togu, shoferi i automjetit që u përfshi në një aksident të rëndë mbrëmjen e 18 tetorit,
i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa mësohet se dy shokët e tij, Albion Mamli dhe Romario Alija të cilët kanë qenë me të mbrëmjen kur ndodhi aksident,
vijojnë të marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë se aksidenti i ndodhur mbrëmjen e 18 janarit, dyshohet të jetë bërë si pasojë e ngarjes së makinës nga Albert Togu, në gjendje të alkoolizuar.






